Politikë

Kryeministri Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Çfarë pritet të diskutohet

Takimi është planifikuar të mbahet në orën 12:30, në Pallatin e Brigadave.

zh.ll
Kryeministri Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Çfarë
foto ilustruese

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të zhvillojë nesër një mbledhje të zgjeruar, me thirrjen e kryeministrit Edi Rama. Takimi është planifikuar të mbahet në orën 12:30, në Pallatin e Brigadave.

Në mbedhjen ku do të marrin pjesë deputetë e ministra të mazhorancës, në fokus do të jetë "Prania Besnike" dhe "Pasqyra Albania". Ndërsa në fund, pritet të bëhet të ditura edhe porositë e kryeministrit dhe kreut të Grupit, Taulant Balla. 

Mbledhja vjen pas diskutimeve të zhvilluara në takimin e fundit të grupit parlamentar, ku në qendër të vëmendjes ishte votimi i reformës territoriale. Procesi u shoqërua me debate të brendshme, përpara se reforma të miratohej në Kuvend.

Axhenda

12.30 Hapja e Mbledhjes

- Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSH, Taulant Balla.

- Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.

Raportime

- Raportim mbi ecurinë e PRANISË BESNIKE.

Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

- Prezantim i PASQYRA ALBANIA.

Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Konkluzione

- Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.

- Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.

 

Poll

MOS HUMB