TIRANË- Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, është takuar në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të vizitës që po zhvillon në Tiranë. Përmes një postimi në "X", Sa'ar ka ndarë pamje nga takimi, teksa e cilëson Ramën si një nga liderët më të shquar dhe më etikë në botë.
Ministri izraelit vlerësoi angazhimin e Shqipërisë dhe të kryeministrit Rama për sigurinë e Izraelit dhe qëndrimin kundër antisemitizmit dhe terrorizmit. Sa i përket bisedës gjatë takimit, Sa'ar shprehet ishte e fokusuar rreth marrëdhënieve të dy vendeve si dhe situatës në Lindjen e Mesme dhe Ballkanin Perëndimor.
“Pata kënaqësinë të takohem sot në Tiranë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama @ediramaal. Rama e ka udhëhequr Shqipërinë për 13 vjet rresht dhe, sipas mendimit tim, është një nga udhëheqësit më të shquar dhe më etikë në botë sot. Rama është një zë i qartë dhe i guximshëm në skenën ndërkombëtare. Ai është gjithashtu një mik i shquar i Izraelit, i cili na ka qëndruar pranë edhe në kohë sfiduese.
Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e tij për sigurinë e Izraelit dhe qëndrimin e tij të vendosur kundër antisemitizmit dhe terrorizmit. Ishte një bisedë e thellë rreth avancimit të marrëdhënieve midis vendeve, si dhe situatës në Lindjen e Mesme dhe Ballkanin Perëndimor. Faleminderit, Edi, për miqësinë tuaj të guximshme dhe miqësinë e thellë të Shqipërisë me Izraelin”, shkruan ai.
I was pleased to meet today in Tirana with Prime Minister of Albania @ediramaal. Prime Minister Rama has led Albania continuously for 13 years, and in my opinion, is one of the most prominent and valued leaders in the world today. He is a clear and courageous voice on the international stage. He is also a steadfast friend of Israel, who has stood by our side in challenging times. We greatly appreciate his commitment to Israel's security and his resolute stand against antisemitism and terror. This was an in depth conversation about advancing relations between our countries, as well as about the situation in the Middle East and the Western Balkans. Thank you, Edi, for your true friendship and for Albania's deep friendship with Israel! ????????????????
— Gideon Sa'ar | גדעון סער (@gidonsaar) October 12, 2026