Politikë

"Punoni ose shporruni...rri unë ruaj koshat!" Mbeturinat në Selitë, Braçe: Policia Bashkiake bën sehir (VIDEO)

Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe ka shpërndarë një video ku shihen mbeturina të papastruara në rrugën kryesore të Selitës, ndërsa Policia Bashkiake ndodhet disa metra më larg pa ndërhyrë.

zh.ll
"Punoni ose shporruni...rri unë ruaj koshat!" Mbeturinat në
erjon brace

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka bërë një tjetër denoncim në rrugët e kryeqytetit sa i përket neglizhencës së Policisë Bashkiake.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe ka shpërndarë një video ku shihen mbeturina të papastruara në rrugën kryesore të Selitës, ndërsa Policia Bashkiake ndodhet disa metra më larg pa ndërhyrë.

“Ose bëni punën, ose shporruni! Kaq e thjeshtë është!”, shprehet Braçe në video, ndërsa krahas videos ai shton se kjo ndodh pasi institucionet nuk bëjnë punën e tyre.

Braçe kritikon Policinë Bashkiake, Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe EcoTiranën, duke thënë se situata e mbetjeve në zonë është përsëritur brenda pak ditësh, pavarësisht pastrimeve të mëparshme.

Postimi i plotë i Braçes:

“Tirana/5, në territor duke bërë punën e Policisë së Bashkisë, Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, EcoTirana;

Dje u pastrua, sot pika në pjesën e poshtme të Selitës, në rrugë kryesore, u ndot kështu!

Ju thashë dje që nuk kam punë me pisat e qelbësit në këtë qytet; kam punë me Policinë e Bashkisë që nuk është në punë e për punë, kam punë me AMK që nuk është në punë e për punë, Eco Tirana që nuk ka kaluar akoma këtu nga dje e mbi të gjitha që nuk vendos një numër telefoni e një adresë për dyshekë e çdo mbetje që nuk është inerte!

Ndërkohë që unë bëja rojen lart dhe përzura dy furgonë që donin të derdhnin mbetje inerte, pra unë, polici i bashkisë, shihni ku është Policia e Bashkisë, përballë dhe mes paligjshmërisë duke bërë sehir e luajtur me telefona në makinë, në rrugën dytësore përballë me Selitën, në hyrje të lagjes “Irfan Tomini”!

Doni më për një strukturë që funksionon veç si gjobë!

Ndaj që ta kuptoni se kam një vit që flas e flas, pakënaqësinë në këtë qytet e shkaktojnë ata që nuk bëjnë asnjë punë; jo unë që dua punën!”.

Poll

MOS HUMB