Politikë

PS mbledh drejtuesit në Pogradec/ Rama zhvillon takime me ministrat para mbledhjes së Asamblesë

Gjatë takimit pritet të diskutohen propozimet e përfshira në këto dokumente, me synim vijimin e punës për një dokument përfundimtar të Partisë Socialiste

M.K.
PS mbledh drejtuesit në Pogradec/ Rama zhvillon takime me ministrat para
edi rama

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama do të zhvillojë gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme disa takime me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, kryetarrt socialistë të komisioneve parlamentare dhe ministrat. Ketë të dielë në Pogradec pritet të mblidhen 12 drejtuesit politikë të qarqeve së bashku me kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare. Në fokus të takimit do të jenë dokumentet “Besa” dhe “Prania e Besës”, të dorëzuara në fund të korrikut pranë grupit parlamentar socialist.

Gjatë takimit pritet të diskutohen propozimet e përfshira në këto dokumente, me synim vijimesin e punës për një dokument përfundimtar të Partisë Socialiste. Në diskutime pritet të përfshihen edhe përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027.

Në mbrëmje, drejtuesit politikë, kryetarët e komisioneve dhe ministrat do të marrin pjesë në një darkë informale.

Ndërkohë, të hënën do të zhvillohet mbledhja informale e qeverisë, ku ministrat do të raportojnë mbi punën e dikastereve të tyre për periudhën janar-gusht 2026. Në këtë takim nuk pritet të marrin pjesë zëvendësministrat, ndërsa do të jenë të pranishëm drejtuesit e agjencive në varësi të ministrive.

Sipas burimeve nga partia Socialiste, në javën e parë të shtatorit pritet të mblidhet edhe Asambleja Kombëtare e PS-së. Mbledhja pritet të përcaktojë axhendën politike të partisë për periudhën në vijim./ZËRI

Poll

MOS HUMB