Politikë

25 ditë protestë! Presidenti Begaj reagon për herë të parë: E drejta për t'u shprehur e mbrojtur nga Kushtetuta, thirrje për dialog!

Begaj ka theksuar se e drejta e qytetarëve për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është e garantuar nga Kushtetuta.

zh.ll
25 ditë protestë! Presidenti Begaj reagon për herë të
bajram begaj-protesta

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë për protestat që po zhvillohen prej 25 ditësh në Tiranë. Gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të krijimit të Prefekturës së Tiranës, Begaj u ndal te zhvillimet aktuale në kryeqytet, duke vënë në dukje se qytetarët po shprehin në mënyrë paqësore shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre.

Begaj ka theksuar se e drejta e qytetarëve për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është e garantuar nga Kushtetuta. Presidenti Begaj ka nënvizuar gjithashtu nevojën për dialog dhe bashkëpunim institucional si mënyrë për adresimin e çështjeve që shqetësojnë qytetarë

"Ky aktivitet zhvillohet në një moment kur qytetarë po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore. Në respekt të pozicionit kushtetues, neutralitetit  kushtetues, mund të theksoj se e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta, e cila duhet të ushtrohet në  pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit mbështeten në angazhimin e përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve për të vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe interesin  kombëtar dhe  atë publik. Korniza kushtetuese  së bashku me rregullat e shtetit ligjor dhe  demokracisë përbëjnë garancinë kryesore për funksionimin e drejtë të shoqërisë. Si President i Republikës, mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e një klime bashkëpunimi dhe dialogu që i shërben interesit kombëtar dhe publik, të ardhmes evropiane dhe përkatësisë dhe vlerave Euroatlantike të vendit",- tha Begaj.

Prej ditësh, në rrjetet sociale ishte kërkuar një reagim publik i Presidentit Begaj lidhur me protestat, ndërsa janë shpërndarë edhe meme dhe komente për mungesën e tij në skenën publike gjatë kësaj periudhe./ZËRI

Poll

MOS HUMB