Politikë

Protesta në shesh, memet në rrjet: Ku është Presidenti Bajram Begaj? Ende asnjë reagim (VIDEO)

Por, ndërkohë që në rrjet kanë shpërthyer memet dhe kritikat, kreu i Shtetit ndodhet në një vizitë zyrtare në Kirgistan.

zh.ll
Protesta në shesh, memet në rrjet: Ku është Presidenti
foto ilustrim: bajram begaj-pamje nga protesta

TIRANË- Në rrjetet sociale po qarkullojnë meme dhe video ku qytetarë të ndryshëm ironizojnë mungesën e një reagimi nga presidenti Bajram Begaj lidhur me protestat që vijojnë prej 22 ditësh kundër projektit në Zvërnec.

Por, ndërkohë që në rrjet kanë shpërthyer memet dhe kritikat, kreu i Shtetit ndodhet në një vizitë zyrtare në Kirgistan. Mësohet se Begaj ka zhvilluar takime dhe ka nënshkruar një marrëveshje për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ndërkohë, për mbi 3 javë, qytetarët vijojnë të kërkojnë ndryshim politik dhe dorëheqje të qeverisë, duke u mbledhur çdo ditë para Kryeministrisë. Sot shënohet dita e 23-të e protestës, ku ashtu siç ndodhi në protestën e kaluar, diaspora pritet të jetë pjesë e revoltës.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas tri javësh demonstrata të pandërprera, ndërsa në opinion vijon të diskutohet edhe mungesa e një reagimi nga kreu i Shtetit për zhvillimet e fundit në vend./ZËRI

Poll

MOS HUMB