TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi sot qeverinë në një mbledhje që nisi në orën 12:30, ndonëse ishte parashikuar të mbahej në orën 17:30.
Takimi u zhvillua në një ditë kur protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa është zbardhur edhe qëndrimi i kreut të qeverisë për protestën.
Mësohet se gjatë mbledhjes, e cila zgjati rreth një orë, kreu i qeverisë u ka përcjellë ministrave qëndrimin se personat e përfshirë në aktet e dhunshme nuk janë studentë. Sipas tij, kërkesat e atyre, të cilët i konsideron studentë, duhet të dëgjohen dhe të merren në konsideratë.
Qëndrimi i kryeministrit vjen pas përshkallëzimit të situatës para Ministrisë së Arsimit. Protesta po vijon sot, në ditën e ditë radhazi mes tensioneve dhe përplasjeve të forta. Me të njëjtin skenarë, protestuesti hodhën gurë e sende të forta, shkulën kangjellat metalike dhe vijojnë përplasjet dhe rezistencën ndaj efektivëve të policisë. /ZËRI