Politikë

Berisha thirrje demokratëve dhe qytetarëve: Lini çdo gjë dhe bashkohuni me studentët në protestë

Lideri demokrat i i bëri thirrje edhe kryeministrit Rama që të japë menjëherë dorëheqjen dhe krijimin e një qeverie teknike, si zgjidhjen e vetme të kësaj situate.

zh.ll
Berisha thirrje demokratëve dhe qytetarëve: Lini çdo gjë
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se PD e mbështet e protestën e studentëve dhe se disa deputetë demokratë tashmë ndodhen në protestë. Në një deklaratë për mediat, Berisha bëri thirrje për qytetarët demokratë që t'i bashkohen me protetsën e studentëve para Ministrisë së Arsimit. 

“U bëj thirrje të gjithë pedagogëve, pedagogeve, mësuesve, mësueseve, të rreshtohen së bashku me nxënësit e tyre në anën e drejtë të historisë kundër këtij regjimi të urryer, narko-regjim shkatërrimtar për qenien shqiptare. Sikundër paralajmëroj se në mënyrë absolute do mbahen qëndrimet më të rrepta ndaj mercenarëve që kërkojnë të trysnojnë nxënësit apo studentët duke zbatuar urdhrat e regjimit. Para studentëve dhe nxënësve është historia. Klasat tashmë nuk i nxënë më ata. Ata i ka thirrur historia në një lëvizje vendimtare për përmbysjen e këtij regjimi. Uragani i revoltës studentore kundër Padrinos Edi Rama dhe larove të tij, lakejve të tij, ka tashmë në krye rininë studentore të Shqipërisë, e cila me guxim epik dëshmoi dje se është e aftë dhe e gatshme t’i thotë ndal dhunës së regjimit amoral, vjedhjeve, poshtërimeve, abuzimeve, shitjes së vendit nga Edi Rrama për të pasuruar dhe mbajtur në pushtet nomenklaturën e urryer ekonomike dhe politike të narko-shtetit”, tha Berisha.

Lideri demokrat i i bëri thirrje edhe kryeministrit Rama që të japë menjëherë dorëheqjen dhe krijimin e një qeverie teknike, si zgjidhjen e vetme të kësaj situate.

“Jo vetëm demokratët, por sot çdo prind që ka një fëmijë në gjimnaz apo në universitet, duhet t’u bashkohet atyre në shesh. Çdo biznesmen i vogël duhet të ulë qepenat dhe të hidhet në grevë së bashku me rininë studentore kundër regjimit që në fakt ka zhytur në agoni bizneset e tyre. Ky është shtet i krimit, bandave, kundër një rinie kundër të ardhmes së tyre. I kërkoj Ramës të japë menjëherë dorëheqjen, është rruga e vetme për zgjidhjen e krizës që ka kapluar vendin. Qeveri e përkohshme është kushti i të gjitha kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Berisha.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka anuluar edhe mbledhjen e Grupit Parlamentar të planifikuar për ditën e sotme në orën 17:30. /ZËRI

Poll

MOS HUMB