Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka anuluar mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, e cila ishte planifikuar të zhvillohej këtë të mërkurë, në orën 12:00, në Pallatin e Brigadave.
Mbledhja ishte parashikuar të niste me fjalën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe më pas me atë të kryeministrit Edi Rama. Në fokus të diskutimeve do të ishin nismat “Prania Besnike” dhe “Pasqyra Albania”, si dhe diskutime mes deputetëve dhe drejtuesve socialistë.
Arsyet e anulimit të mbledhjes së Partisë Socialiste nuk dihen ende./ZËRI
Poll
