Politikë

Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati

Meloni argumentoi se gjyqtarët mund të motivojë çështje specifike se përse vende të caktuara nuk duhen konsideruar si të sigurta, por shtoi se në fund vendimi i mbetet qeverisë. 

k.m.
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka komentuar sërish lidhur me qendrat e emigrantëve në Shqipëri. Sipas mediave italiane, në konferencën vjetore me gazetarët, Meloni tha se Gjykata e Kasacionit i kishte dhënë të drejtë qeverisë për vendimet e marra dhe tashmë pritet që operacioni të vijojnë normalisht. Meloni argumentoi se gjyqtarët mund të motivojë çështje specifike se përse vende të caktuara nuk duhen konsideruar si të sigurta, por shtoi se në fund vendimi i mbetet qeverisë. 

“Qendrat e emigrantëve në Shqipëri? Vendimi i Gjykatës së Kasacionit i jep të drejtë qeverisë, pasi shkruhet se i takon qeverisë të përcaktojë se cilat vende janë të sigurta dhe për pasojë gjyqtari nuk mund të mos zbatojë ndalimin e emigrantëve që vijnë, por mundet që të japë motivacion se përse një vend nuk konsiderohet i sigurtë. Pra, diçka krejtësisht ndryshe nga ajo që bënë magjistratët e Tribunalit të Romës. Për sa na përket neve, qendrat në Shqipëri janë gati për t'u rikthyer në funksion. Vitin e kaluar uljet u ulën me 60% dhe këto ditë po shkojnë në thuajse zero,"-tha Meloni në fjalën e saj.

Deri më tani qendrat pritëse janë bosh, pasi në nëntor emigrantët, dhe pjesa më e madhe e policëve italianë, punonjësve socialë dhe organi drejtues i qendrave në Shqipëri për riatdhesimin e emigrantëve u larguan nga Gjadri. Vendimi erdhi pas bllokimit të njëpasnjëshëm të Gjykatës së Romës për mbajtjen e emigrantëve në qendrën e Gjadrit.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet ndërsa në vendin tokë u kërkua edhe një aprovim i gjykatës kushtetuese. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatët nga territori shqiptar. Por deri më tani qendrat janë bosh./ZËRI

Poll

MOS HUMB