Politikë

Berisha viziton Ervin Salianjin në burgun e Fierit, nuk i shkon pa "dhuratë": I çova Franc Kafkën!

Numri një i PD-së është i shoqëruar nga truprojat e tij dhe nga sekretari i Përgjithëm, Flamur Noka.

k.m.
Berisha viziton Ervin Salianjin në burgun e Fierit, nuk i shkon pa
Sali Berisha në burg

FIER- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar për herë të parë në burgun e Fierit për të takuar ish-deputetin Ervin Salianji. Numri një i PD-së ishte i shoqëruar nga truprojat e tij dhe nga sekretari i Përgjithëm i PD-së, Flamur Noka.

Kjo është hera e parë pas lirimit nga "arresti i shtëpisë" që Berisha shkon për të takuar Salianjin, ndërkohë që me vete i ka marrë edhe një "dhuratë", të cilën e ka marrë me vete.

Berisha viziton Ervin Salianjin në burgun e Fierit, nuk i shkon pa
Dhurata për Salianjin

Pasi ka dalë nga institucioni i vuajtjes së dënimit, Berisha ka pasur kritika për mungesën e kushteve, duke premtuar se shumë shpejt demokratët do të kërkonin ngritjen e një komisioni për të verifikuar kushtet në të cilat të dënuarit vujanë dënimit. Ndërsa po ashtu, zbuloi se si dhuratë Salianjit i kishte dërguar 2 libra, njërin nga Franc Kafka. 

"Erdha këtu dhe takova deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, që dergjet, vuan dënimin vetëm e vetëm se i shërbeu vendit, iu shërbeu qytetarëve, kreu detyrën e tij, obligimet e tij duke denoncuar në atë kohë, klanin më të rrezikshëm e trafiqeve në Shqipëri, klanin e Geron Xhafës. Ervin Salianji, siç dihet, bëri publike regjistrimin e një gazetari guximtar në të cilën faktohej se, Agron Xhafa, njeri dhe ai me tre emra, drejtonte trafiqet nga gjiri i Vlorës drejt Italisë. Agron Xhafa kishte dy vëllezër. Një vëlla nga gjaku, Fatmir Xhafën, një vëlla tjetër nga morali, Olsi Ramën. Kjo është e vërteta. Dhe, meqënëse, Salianji goditi me një të rënë dy klanet mafioze më të rrezikshme të Shqipërisë dhe të Ballkanit, klanin Rama dhe klanin Xhafa, u vërsulën kundër tij me të gjitha mjetet e mafies dhe sot ai vuan dënimin për shërbimin e madh dhe të çmuar që i bëri Shqipërisë. Në vend të tij, këtu duhet të ishtë Fatmir Xhafa dhe Olsi Rama, për të mos thënë absolutisht dhe Edi Rama vetë.

Morali i tij (Salianjit) ishte i lartë. I dhurova librin e Franc Kafkës, i solla dy libra njëri ishte i Franc Kafkës. Personeli ishte i sjellshëm, nuk kam ndonjë...por nuk mjafton personeli, por duhet të kenë ngrohje në çdo dhomë, jo Nuredinin ta mbajnë me palestër dhe me televizion e të tjera, kurse këta këtu...Pavarësisht sesi janë, këta meritojnë më të mirën. Nuk ua kanë dhënë as lekët, Policia e Burgjeve nuk u ka dhënë as lekët që u takojnë. Këtu nuk pyeta, por më kanë ardhur informacione nga burgjet e tjera,"-tha Berisha ndër të tjera.

Më 27 shtator, ish-deputeti demokrat u vetëdorëzua vullnetarisht në Polici, për t'u tranferuar më pas në burgun e Fierit, ku edhe do të vuajë dënimin me 1 vit heqje lirie për çështjen “Babale”. Gjyqi zgjati për disa vite për një denoncim mediatik që demokrati kishte bërë ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, lidhur me trafikun e drogës dhe një dënim të pakryer në Itali. Por Salianji u dënua për kallëzim të rremë. Aktualisht, ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji po kryen dënimin në burgun e Fierit./ZËRI

Poll

MOS HUMB