Politikë

Zgjedhjet në 11 Maj/ Drejtuesit politikë të PS do të zhvillojnë takime në vendet fqinje

Në fokus të takimit ka qenë diaspora dhe organizimi i votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

F.I
Zgjedhjet në 11 Maj/ Drejtuesit politikë të PS do të
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të enjteje drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Socialiste në seli. Në fokus të takimit ka qenë diaspora dhe organizimi i votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Gjithashtu, vëmendje i është kushtuar edhe fushatës së socialistëve për zgjedhjet parlamentare. Mësohet se në fundjavë kur nis edhe regjistrimi i i emigrantëve drejtuesit politik do të “emigrojnë” në dy shtetet ku ka më më shumë shqiptarë.

Drejtuesit Politikë të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës së bashku më kryetarët e Bashkive respektive do të udhëtojnë drejt Athinës. Ndërsa në Itali do të jetë drejtuesi politik për Diasporën së bashku me disa kryetarë bashkish. Gjithashtu në këtë mbledhje është diskutuar për listat e PS, të paktën sipas burimeve jo për emra konkretë, por janë dhënë porosite se si duhet të përpilohet lista e hapur dhe lista e mbyllur.

Nga 11 Janari, shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të regjistrohen në portalin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të pasur kështu mundësi për të ushtruar të drejtën për të votuar në zgjedhjet e përgjishme, parlamentare. Për të gjithë ata që duan të votojnë, platforma do të rrijë e hapur deri në 6 mars./ZËRI

Poll

MOS HUMB