Politikë

Majko në Tiranë, Berisha: Ka nis beteja mes Veliajt dhe Ramës

Berisha tha se beteja mes kryeministrit Edi Rama dhe Veliaj sapo ka filluar.

I.F
Majko në Tiranë, Berisha: Ka nis beteja mes Veliajt dhe Ramës
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e quajti një kufomë politike Erion Veliajn dhe turpin e bashkisë së Tiranës. Përsa i përket ardhjes së Pandeli Majkos si drejtues politik në qarkun e Tiranës, Berisha tha se beteja mes kryeministrit Edi Rama dhe Veliaj sapo ka filluar.

Ardhja e Majkos në Tiranë a tregon se Veliaj është përjashtuar “de-fakto”?

“Erion Veliaj është kufomë e pakallur politike, e fusin apo jo në burg, për qytetarët e Tiranës ai është turpi më i madh në historinë e asaj bashkie. Bashkitë quheshin komitete ekzekutive, dhe kryetarët e asaj kohe qenë me më moral se sa ky që është sot. Sepse ky mendon nga fillimi gjer në fund vetëm për të vjedhur. Megjithëse beteja midis tij dhe Ramës ka filluar. Velica (Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt) ka deklaruar që do ta marr me vete. Se janë dinë ata vetes shumë gjëra, edhe ku i kanë paratë, pasi së bashku kanë shuma kolosale”, tha Berisha

Përsa i përket uljes së çmimit të energjisë elektrike, Berisha tha se çmimet vazhdojnë të jenë të larta, ku krahasoi koston e naftës në Shqipëri dhe me vendet e tjera të rajonit.

Pas rritjes së pagave dhe bonusit të pensionistëve, sot kryeministri Rama bëri një tjetër lëvizje që mund të këtë ndikim elektoral, deklaroi uljen e çmimit të energjisë me vetëm 1 leke duke kthyer fashat, një vendim sipas të cilit përfitojnë 1 milion konsumatorë…dhe efekti financiar 30 milionë euro, ose 30 euro në vit për person.

“Nafta në Shqipëri sipas këtij grafiku të REL-it ka trefishin e ngarkesës fiskale krahasuar me Maqedoninë, ka 2.5 fishin krahasuar me Kosovën. Kosova e merr naftën në Durrës, bën dhe transportin deri në Morinë dhe e shet 30-35 % më lirë se ne, pra kjo është një gjë e paimagjinueshme. Tjetër kam gjetur se çdo qytetar i paguan qeverisë 1 euro e 13 cent, por nëse ti i merr 1 euro për litër qytetarëve, më mirë ndaloje fare se sa i grabit. Në prill 2013 nafta ka qenë 97 dollarë, është shitur në treg 1400 lekë, në prill 2022 na qenë në bursë 97.2 dollarë dhe është shitur në treg 228 lekë të reja. Dhe unë absolutisht do t’i përgjysmoj taksat e karburanteve, dhe në Shqipëri kush naftë plus-minus 10 % i çmimit në Kosovë dhe Maqedoni njeri nuk do të shesë më”, shtoi kryedemokrati. /ZËRI

Poll

MOS HUMB