Politikë

Berisha hedh akuza të rënda: Në dosjen e 5D nuk është vetëm Veliaj, por dhe dy ministra

Më tej, Berisha tha se kreu i SPAK Altin Dumani është shndërruar në një prokuror politik.

I.F
Berisha hedh akuza të rënda: Në dosjen e 5D nuk është
Sali Berisha

TIRANË- Sot Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet në lidhje me prokurorimet e dy instuticioneve në varësi të Bashkisë së Tiranës. SPAK përmes një njoftimi zyrtar lajmëroi se është provuar fakti se shoqëria tregtare “5D Konstruksion” ka përfituar kontrata publike në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik nga autoritetet kontraktore “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”. Lidhur me këtë rast, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se në këtë rast është përfshirë kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe dy ministrat, ai i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku dhe ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja. Më tej, Berisha tha në "Ora News" se kreu i SPAK Altin Dumani është shndërruar në një prokuror politik.

SPAK ka copëzuar dosjen “5D”, një skenar i ngjashëm me atë të incineratorëve, që çon 9 vartës për gjykim, por shmang hetimin apo përgjegjësitë e Erion Veliajt, që është dhe kryetari i Bashkisë. Pse nuk ka masë ndaj Veliajt?

“Kjo pyetje merr përgjigje të qartë pasi t’i përgjigjemi realitetit nëse është kjo një narkodiktaturë, apo diktaturë e bandave, në të cilën pushtetet janë përqendruar në një dorë, dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese hidhen në kosh sa herë që dëshiron padrinjoja i vendit. Dhe në këto kushte kemi të bëjmë me një armë të partisë, njësoj si në diktaturë, që është sistemi i drejtësisë.

Nisur nga rasti konkret, në këtë janë dy ministra dhe vetë Erion Veliaj. Janë ministrat Mazniku i përfshirë direkt, dhe është Gonxhja. Hoteli 20-katësh i Tivarit, i cili shkon në vlerën e 70 milionë eurove, ku thuhet se është edhe i Olsi Ramës. Së fundmi, thuhet se është i çunave të Dubait, por nuk kam informacion konkret për këtë.

Përveç kësaj ata kanë kryer krime monstruoze, duke shembur pallatet 5 katëshe për të ndërtuar pallate 10-15 katëshe. Altin Dumani përveç shndërrimit të një prokurori politik, ka futur modelin më të keq, atë të sekserit. Këta nuk ndalen para asgjëje. Dumani ka gjetur një mekanizëm kriminal, duke i copëtuar dosjet për t’i shpëtuar krimit të organizuar dhe çfarëdo që i shkon Edi Ramës e kap dhe e mbyll çështjen”, tha Berisha. /ZËRI

Poll

MOS HUMB