Politikë

Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Integrimi në BE, jetik për të ardhmen e Shqipërisë

Ata diskutuan mbështetjen e jashtëzakonshme të Shqipërisë për refugjatët afganë dhe Ukrainën dhe se sa jetik është integrimi në BE për të ardhmen e Shqipërisë.

I.F
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Integrimi në
Edi Rama dhe Richard R. Verma

TIRANË- Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama. Ata diskutuan mbështetjen e jashtëzakonshme të Shqipërisë për refugjatët afganë dhe Ukrainën dhe se sa jetik është integrimi në BE për të ardhmen e Shqipërisë.

Zëvendës Sekretari Verma përgëzoi Shqipërinë për përzgjedhjen për një marrëveshje kompakte me MCC, një mundësi për të bashkëpunuar në një program për rritjen ekonomike teksa Shqipëria ecën drejt integrimit të plotë europian.

Verma do të qëndrojë në Ballkanin Perëndimor deri më datë 11 janar, ku pritet të udhëtojë drejt Kosovës dhe Serbisë ku do të diskutojë për dialogun mes dy vendeve të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. /ZËRI

Poll

MOS HUMB