![Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët në](https://cdnimpuls.com/zeri.ai/media3/-900-0-1726510569x640-0-1692889354xkqz-352-974.png)
TIRANË- Ditën e shtunë do të hapen regjistrimet për diasporën shqiptare që kanë të drejtë të votojnë më 11 maj. Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të hapet opsioni ku emigrantët mund të regjistrohen online. Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të regjistrohen përmes kompjuterit ose telefonit të tyre, ata duhet të kenë një dokument identifikimi shqiptar dhe të japin informacionin e saktë se ku banojnë jashtë shtetit.
Platforma mund të hapet me anë të identifikimit të fytyrës dhe duhet ta bëjë vetë votuesi procesin. Më pas, ata do të njoftohen me mesazh në telefon dhe në e-mail. Shqyrtimi i kërkesave do të bëhet nga disa operatorë, punonjës të KQZ-së, të cilët do të marrin edhe vendimin.
Më 11 janar, platforma online "PER" do të hapet për të pritur aplikimet e emigrantëve që duan të regjistrohen si votues nga jashtë. Për të gjithë ata që duan të votojnë, platforma do të rrijë e hapur deri në 6 mars. Për t'u regjistruar duhet të futeni në faqen e KQZ-së dhe të klikojnë në seksionin “votues nga jashtë”. Pasi të klikojnë duhet që të vazhdojnë me procedurat dhe kërkesat e Komisionit të Zgjedhjeve. Pasi aplikimi të ketë përfunduar, brenda 5 ditëve, KQZ u kthen përgjigje brenda 5 ditëve duke njoftuar nëse aplikimi i tyre është pranuar, ose jo. Nëse aplikimi është i suksesshëm, KQZ do t'u dërgojë emigrantëve fletën e votimit me postë. Pasi vullneti të jetë nënshkruar në letër, fleta e votimit do të kthehet sërish me postë në Shqipëri për t'u numëruar më 11 maj. /ZËRI