Politikë

Çmimi i energjisë elektrike do të ulet nga 1 Janari, opozita: Mashtrim e tallje!

Vendimin e miratuar sot e komentoi edhe opozita. 

k.m.
Çmimi i energjisë elektrike do të ulet nga 1 Janari, opozita:
Sali Berisha

TIRANË- Të gjithë konsumatorët familjarë që harxhojnë deri në 700 kilovatorë energji në muaj, nga 1 shkurti do të paguajnë 8.5 lekë për kilovat-orë, pra 1 lekë më pas se ajo që pagujnë aktualisht. Çmimi i ri u miratua këtë të mërkurë nga Enti Rregullator i Energjisë dhe do të futet në fuqi që nga 1 shkurti deri më 31 dhjetor të këtij viti. Vendimin e miratuar sot e komentoi edhe opozita. 

Fillimisht, ishte kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ai që reagoi për uljen e çmimit të energjisë. Në rrjetet e tij sociale, Bardhi u shpreh se ndryshimi në çmim është një “tallje me shqiptarët” uljen dhe cilësimin e saj si historike. 

"Edi Rama vazhdon të tallet me shqiptarët. Pasi e rriti çmimin e enrgjisë me 30 përqind, duke patur çmimin më të lartë në Rajon, sot quan historike që e ul me 1 lek për kilovat, por ndërkohë mbetemi përsëri vendi me çmimin më të lartë të energjisë se Kosova, Mali i Zi apo Bosnje Hercegovina! Edi Rama mendon se qytetarët shqiptarë ushqehen 1 herë në çdo 4 vjet, paguajnë për energjinë elektrike 1 herë në çdo 4 vjet, apo marrin ilaçe 1 herë në çdo 4 vjet. Prandaj sa herë që ka zgjedhje bën sikur ul për qëllime mashtrimi elektoral atë që në fakt ka rritur po vetë sa herë përfundojnë zgjedhjet. Ishte Edi Rama që rriti për 10 vjet çmimin e energjisë nga 7.4 lekë në 9.5 lekë, që Belinda Balluku të kishte më shumë të ardhura për të vjedhur me tendera dhe duke shitur më lirë e blerë më shtrenjtë energji jashtë Bursës së Energjisë, ndërkohë që sot thotë se është ditë historike që do bëjmë sikur ulim çmimin me 1 lek vetëm për 10 muaj sa të kalojmë zgjedhjet! Ulja e çmimit të energjisë nuk duhet të jetë masë vetëm për 10 muaj, apo masë për mashtrim elektoral, por një masë e përhershme veçanërisht për familjet në nevojë apo me të ardhura mesatare. Sot shqiptarët për shkak të abuzimeve të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në sektorin e energjisë paguajnë cmimin më të shtrenjtë të energjisë krahasuar me vendet që blejnë energji nga Shqipëria. Për ilustrim në Kosovë çmimi mesatar i energjisë për konsumatorët familjar është 7 lekë për kilovat. Shqiptarët tashmë e kanë kuptuar se Edi Ramës nuk i intereson as varfëria dhe as mirëqenia e qytetarëve. Edi Ramës i intereson vetëm pasurimi dhe mirëqenia e vetes, Belindës dhe një grushti të vogël oborrtarësh të tij,"-shkruan Bardhi në rrjetet e tij sociale.

Por vendimin nuk e la pa e komentuar edhe kryedemokrati Sali Berisha. Teksa futej në selinë blu, Berisha u pyet nga gazetarët për ndryshimin e çmimit duke e cilësuar edhe ai si "mashtrim".

"Memorja e Edi Ramës është një mashtrim, është një mashtrim i plotë. Kjo lëvizje, do të thotë të pasurit bëhen më të pasur, të varfërit mbeten pothuaj aty ku janë. Sepse, të ulësh çmimin e energjisë për ata që konsumojnë 700 megavat, siç konsumon ai në sarajet e Surrelit, ndofta, apo ndonjë tjetër, do të thotë ta ulësh për veten tënde. Ta ulësh në 85 lekë nga 95 lekë, njëlloj si për atë që merr 100 milionë lekë në vit, me të që merr 3-4 milionë në vit, është pabarazi ekstreme dhe hipokrizi ekstreme. Partia Demokratike qendron e palëkundur. Një, në uljen në proporcion të plotë, në përpjestim të plotë me rrogat dhe pensionet për të gjithë qyetetarët që marrin një rrogë mesatare e poshtë. Ky tani, e rriti sa e rriti, e rriti 40 e sa lekë dhe i shkatërroi njerëzit me çmime, dhe ai thotë, po e ul thotë. Po e ul në rradhë të parë, se vetë ai që konsumon 700 kë/h, bëjini llogaritë vetë, fiton me një fjalë në muaj sa konsumojnë 3 familje të tjera. Kjo nuk do të ndodhë me ne. Kjo është, thashë edhe njëherë: të marrësh energjinë, mallin që i përket qytetarëve ta shpërndash në mënyrë të barabartë, si tek të varfërit ashtu dhe tek të pasurit, por jo. Ne do përmbysim shpërndarjen e të ardhurave kombëtare në Republikën e Shqipërisë, gjersa njerëzit të çlirohen nga kjo varfëri, nga këto dhimbje të mospasjes,"-tha Berisha.

Enti Rregullator i Energjisë është mbledhur sot për të shqyrtuar çmimin e ri të energjisë elektrike. Bordi ka vendosur që çmimi i energjisë të ulet me 1 lekë, nga 9.5 për kilovat që ishte do të bëhet 8.5 për kilovat. Romir Pajenga drejtor i Tarifave, OSHEE tha se çmimet për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 KëH, do të jetë 8.5 lekë. Ndërsa për konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi 700 KëH, 9.5 lekë, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë. Ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore. Pritet që prej datës 1 shkurt të këtij viti të nisë ulja e çmimit të energjisë elektrike. Çmimi aktual që paguajnë familjet shqiptare për energjinë është 9.5 lekë, pa TVSH apo 11.4 lekë, me TVSH./ZËRI

Poll

MOS HUMB