TIRANË- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur këtë të mërkurë në selinë blu, në një takim që zyrtarisht ishte njoftuar të niste në orën 18:00.
Në këtë mbledhje do të zhvillohet votimi për Kryesinë e re të Partisë Demokratike, si edhe zgjedhja e kryetarit të Këshillit Kombëtar.
Në selinë e PD-së kanë mbërritur anëtarët e Këshillit Kombëtar për të marrë pjesë në mbledhje. Kryedemokrati Sali Berisha ishte ndër të parët që mbërriti në selinë blu. Gjithashtu, në ambientet e selisë së PD është parë teksa ka mbërritur edhe Arkimed Lusha, i njohur me emrin e artit “Stresi”, djali i Sali Lushës, ish-truproja e liderit demokrat Sali Berisha.
View this post on Instagram
Njoftimi:
Të nderuar znj/z anëtarë të Këshillit Kombëtar, duke ju uruar çdonjërin prej jush për zgjedhjen në institucionin më të lartë drejtues të PD ju njoftoj se Ditën e Mërkurë Dt 1 Korrik ora 18:00 do të zhvillohet mbledhja konstituive e Këshillit Kombëtar të PD me rend dite
1-Zgjedhja e Kryetar/it/es së Këshillit Kombëtar
2-Zgjedhja e Kryesisë së PD
3-Të tjera.