Politikë

"Libri i mallkuar"/ Rama ironizon protestuesit pasi dorëzuan 'The Albanian Files' në SPAK: Hyri në histori si provë krimi

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi një foto të librit dhe e shoqëroi me një koment ironik, duke shkruar: “I pari libër që trajtohet si provë krimi”.

zh.ll
"Libri i mallkuar"/ Rama ironizon protestuesit pasi dorëzuan
foto ilustrim: the albanian files-edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar dorëzimin e librit "The Albanian Files" nga protestuesit ditën e sotme në SPAK si provë hetimi ndaj kreut të qeverisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi një foto të librit dhe e shoqëroi me një koment ironik, duke shkruar: “I pari libër që trajtohet si provë krimi”.

Postimi i plotë:

LIBRI I MALLKUAR së shpejti në “Adrion”, pasi sapo hyri sot në histori si i pari libër, që trajtohet si provë krimi 80 vjet pas rënies së nazizmit dhe 35 vjet pas rënies së komunizmit.

"Libri i mallkuar"/ Rama ironizon protestuesit pasi dorëzuan
postimi i rames

Këtë të mërkurë, një grup protestuesish dorëzuan në SPAK libri “The Albanian Files”. Protestuesit në ditën 31 të protestës mblodhën firma në shesh për të çuar në SPAK librin e promovuar nga kryeministri Edi Rama. Sipas tyre, libri përmban prova që duhet të hetohen nga drejtësia, ndërsa kërkojnë reagim nga institucionet për çështjet që, sipas tyre, ngrihen në publikim.

“The Albanian Files” (Dosjet e Shqipërisë), i redaktuar nga Anneke Abhelakh, është një botim që përmban nga një kapitull për secilën prej 60 studiove ndërkombëtare të arkitekturës që punojnë në Shqipëri. Në qendër të debatit është vendosur letra e arkitektit Reinier de Graaf, e cila ka tërhequr vëmendje dhe ka nxitur reagime e polemika në publik. Bëhet fjalë për një tekst të gjatë, të drejtuar kryeministrit Edi Rama gjatë zgjedhjeve të vitit 2025. Në letër, arkitetkit, i sugjeron kryeministrit Rama idenë për heqjen e zgjedhjeve dhe kalimin direkt të “mbretërimit”.

Lidhur me librin vetë kryeminstri Edi Rama nga podcasti i tij 'Flasim', deklaroi se ai ka shkruar vetëm pararhënien se libri është tërësisht i pavarur dhe përmbledh kontributet e studiove arkitekturore që punojnë prej dy dekadash në Shqipëri. Sipas tij, teksti është keqinterpretuar dhe është nxjerrë nga konteksti, duke u përdorur si pjesë e një fushate sulmesh ndaj botimit. Rama theksoi se letra ka natyrë satirike dhe autoironike, në përputhje me stilin e autorit, dhe nuk përbën një thirrje politike.

Organizatorët theksojnë se protestat nuk do të ndalen, por do të vazhdojnë çdo ditë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB