Politikë

Kuvendi në seancë! Godina rrethohet me gardh, deputetët e PS futen nga hyrja anësore, PD bojkoton

Masat janë shtuar si shkak i tensioneve të zhvilluara në seancat e kaluara ku protestuesit kanë goditur me vezë deputetët dhe makinat e tyre, ndërsa përplasje u shënuan edhe me efektivët e policisë. 

F.I
Kuvendi në seancë! Godina rrethohet me gardh, deputetët e PS
Kuvendi

TIRANË-Godina e Kuvendit është blinduar nga masa të shtuara sigurie, teksa ka filluar seanca plenare e ditës së sotme. Mësohet se, i gjithë perimetri i Parlamentit është rrethuar me gardh metalik, duke bllokuar hyrjen kryesore. Si pasojë e këtyre masave, deputetët e Partisë Socialiste po hyjnë në ambientet e godinës nga hyrja anësore, e vendosur në krahun e Akademisë së Shkencave.

Masat janë shtuar si shkak i tensioneve të zhvilluara në seancat e kaluara ku protestuesit kanë goditur me vezë deputetët dhe makinat e tyre, ndërsa përplasje u shënuan edhe me efektivët e policisë. 

Ndërkohë opozita pritet të mungojë në seancë, ku vetë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi më herët se demokratët nuk do të shkojnë në Kuvend, derisa të diskutohen në Kuvend amendamentet për ndryshimin e ligjeve, të kërkuara edhe nga protestuesit. 

Sot pritet të shqyrtohen dhe miratohen një sërë projektrezolutash që vlerësojnë veprimtarinë e institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025. Në rendin e ditës përfshihen raportet e rëndësishme të institucioneve kyçe, si Banka e Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ILDKPKI-ja dhe disa autoritete të tjera rregullatore.

Kuvendi do të vlerësojë edhe veprimtarinë e enteve të mediave, statistikave dhe shërbimeve publike të energjisë e ujit. Seanca do të mbyllet me diskutime të hapura për problematikat e ndryshme të evidentuara nga qytetarët në zonat zgjedhore të vendit.

Poll

MOS HUMB