TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes pamje nga koncerti i yllit ndërkombëtar Kanye ëest, që u mbajt mbrëmjen e kaluar në Tiranë, 11 korrik.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka publikuar disa fragmente të koncertit, duke e cilësuar ngjarjen si një mbrëmje magjike që bashkoi njerëz nga 80 kombësi të ndryshme.
Krahas videos, Rama thekson se stadiumi ku u mbajt eventi ishte një investim i shkëlqyer, jo vetëm për imazhin e Shqipërisë Turistike, por se ka impakt edhe në ekonominë e vendit.
View this post on Instagram
“MIRËMËNGJES
dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye ëest, një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë Turistike po edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama./ZËRI