JALË- Kryeministri i vendit Edi Rama po zhvillon sot një bashkëbidesim me të rinjtë në kampin RinCamp 2026.
Gjatë takimit Rama u pyet në lidhje me protestën që po zhvillohet prej më shumë se një muaji në Tiranë, ku qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe anulimin e projketit në Zvërnec.
Në fjalën e tij kryeministri tha se tashmë protesta ka marrë një trajtë të re, ndryshe nga se u nis. Ai u shpreh se protesta nisi me Zvërnecin, por tashmë është harruar, pasi sipas tij u pa që nuk ishte ajo çfarë qytetarët kishin lexuar. Rama tha se për shkak të dezinformimit shumë qytetarë mendonin se qeveria ka shitur tokën publike dhe se ekzistonte një projekt, gjë që sipas tij nuk qëndron.
“Protesta nisi me Zvërnecin dhe Zvërneci sot është harruar. Pse është harruar? Sepse besoj unë që shumë shpejt u kuptua që realiteti i fakteve ishte i ndryshëm nga çfarë njerëzit kishin përceptuar përmes kanaleve të dezinformimit. Realiteti i fakteve për shembull nuk është që qeveria nuk shiti atdheun, shiti Sazanin, shiti Zvërnecin. Realiteti i fakteve është krejti kundërt, që aty ku qeveria ka përgjegjësi si përfaqësuese e interesit publik dhe si zotëruese, administratore e pronës publike, qeveria që jo vetëm nuk ka bërë shitje por sot që flasim edhe tani që flasim bashkë, për shkak se qeveria ka pasur një pozicion dhe ka një pozicion shumë të qartë në negociata me palën tjetër që shteti shqiptar duhet të jetë pjesë e si pronar në këtë sipërmarrje, nuk kemi akoma një marrëveshje. Kjo është e vërteta.”- tha ai.
/ZËRI