TIRANË-Kuvendi mblidhet sot në një seancë plenare për të shqyrtuar dhe miratuar një sërë projektrezolutash që vlerësojnë veprimtarinë e institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025. Në rendin e ditës përfshihen raportet e rëndësishme të institucioneve kyçe, si Banka e Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ILDKPKI-ja dhe disa autoritete të tjera rregullatore.
Kuvendi do të vlerësojë edhe veprimtarinë e enteve të mediave, statistikave dhe shërbimeve publike të energjisë e ujit. Seanca do të mbyllet me diskutime të hapura për problematikat e ndryshme të evidentuara nga qytetarët në zonat zgjedhore të vendit.
Rendi i ditës
1.Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 30.6.2026 dhe 2.7.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
3. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025”.
4. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2025”.
5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2025”.
6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025”.
7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Statistikave për vitin 2025”.
8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2025”.
9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Radiotelevizionit Shqiptar për vitin 2025”.
10. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2025”.
11.Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2025”.
12.Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2025”.
13.Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.