
TIRANË- Në nisje të seancës plenare, mazhoranca socialiste rreëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për të ndryshuar rendin e ditës dhe për të diskutuar në lidhje me skandalin e Vlora Hysenit, e cila u la në arrest shtëpie dhe u shkarkua nga detyra e kryetares së SHISH.
Pasi u rrëzua kërkesa e tyre, deputetët e opzitës bllokuan foltoren në shenjë revolte, deri sa kryeparlamentari Niko Peleshi ndërpreu seancën me 10 minuta.
Pak para nisjes së seancës PD depozitoi një kërkesë ku kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe debat me kryeministrin Rama për skandalin e SHISH./ZËRI
Poll