Politikë

Sot Kuvend, PD kërkon ndryshim të rendit të ditës për masën e kreut të SHISH: Rama të japë llogari

PD ka kërkuar që në fokus të jenë zhvillimet e fundit, lidhur kme situatën e krijuar në Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH) pas masës së sigurisë ndaj ish-drejtueses Vlora Hyseni.

zh.ll
Sot Kuvend, PD kërkon ndryshim të rendit të ditës për
kuvend-kerkesa e pd

TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës, pak para nisjes së seancës së sotme plenare. PD ka kërkuar që në fokus të jenë zhvillimet e fundit, lidhur kme situatën e krijuar në Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH) pas masës së sigurisë ndaj ish-drejtueses Vlora Hyseni.

Sot Kuvend, PD kërkon ndryshim të rendit të ditës për

Sot Kuvend, PD kërkon ndryshim të rendit të ditës për
kerkesa e pd

Në kërkesën e depozituar nga kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, kërkohet heqja e rendit të ditë të dy interpelancave urgjente me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, dhe ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Sipas kërkesës së demokratëve, këto mbeten çështje me interes publik, por kërkojnë ndryshim të rendit të ditës për shkak të zhvillimeve në SHISH.

Ndërkaq, opozita kërkon që në vend të tyre të shtohet një pikë me titull: “Kontroll dhe debat parlamentar me Kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën e rëndë në Shërbimin Informativ Shtetëror.”

Sipas PD-së, zhvillimet e fundit përbëjnë një çështje që duhet të marrë vëmendjen e Kuvendit dhe të trajtohet përmes kontrollit parlamentar. Në kërkesë, theksohet se Kuvendi duhet t’i kërkojë Kryeministrit Edi Rama shpjegime mbi përzgjedhjen e Vlora Hysenit në krye të SHISH, si dhe mbi veprimtarinë e saj gjatë drejtimit të institucionit./ZËRI

Poll

MOS HUMB