Politikë

“Jam këtu për të marrë hak", Rama kujton kohën si emigrant: Më shihnin si terrorist!

Rama u shpreh se është përmirësuar ndjeshëm imazhi i shqiptarëve në sytë e botës

F.I
“Jam këtu për të marrë hak", Rama kujton
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në komunikimin me ndjekësit në rrjetet sociale teksa u shpreh se është përmirësuar ndjeshëm imazhi i shqiptarëve në sytë e botës, kujtoi kohën kur ka qenë vetë emigrant.

Edi Rama: Kjo është një arsye e mjaftueshme për të gjithë ata që besojnë, sepse unë jam këtu që të vendosur atë “Albania” në tryezën e Këshillit Evropian. Jam këtu për të marrë hak për veten time kur isha emigrant. Kur kaloja kufirin dhe më shihte polici sikur shihte dikë që po hynte në vendin e tij për të bërë një akt terrorist, jam këtu për të marrë hak për mënyrën se si janë sjellë me shqiptarët, poshtërimet që na janë bërë në gjithë vitet e historisë, poshtërimet që janë kemi bërë ne vetes. Jam këtu për të marrë hak për fëmijët tanë, për fëmijët e mi, për të voglin se të tjerët janë të mëdhenj le të marrin vetë hak po të duan.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB