
FIER- Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike në Fier, Zamira Mernica, përmes një postimi një rrjetet sociale ka kritikuar vendimin për zëvendësimin e Luan Baçit me Gazment Bardhin si drejtues politik në këtë degë. Ish-kandidatja për deputete tha se ky zëvendësim do të jetë një humbje për PD-në. Sipas saj, Bardhi është personi që ndihmoi në shkatërrimin e partisë vite me parë dhe Baçi nuk duhet ta lejojë këtë zëvendësim.
“Si ish Kandidate për Deputete, ish Nën/Kryetare e Partisë Demokratike Dega Fier e vëmendshme në zhvillimin e Primareve, dua të shpreh mendimin tim në këtë situatë ndoshta vendimmarrëse për të ardhmen e PD, e duke drejtuar gishtin drejt “Armikut Tim” Politik.
I nderuar Z. Luan Baci, ti kurrësesi nuk duhet të ishe zëvendësuar me Gazmend Bardhin, pa patur diçka personale, por në gjykimin tim PD vulosi humbjen në Fier me Drejtuesin Politik që ndihmoi në shkatërrimin e PD vite më parë, njëjtë si në atë kohë me gaz dhe me hunj.
Z. Baci më detyrohesh mua si kundërshtare, dhe gjithë demokratëve të ndershëm të Fierit që ta shpëtosh PD e t’ua rikthesh dinjitetin.
Të uroj suksese”, ka shkruar ajo./ZËRI