
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit i ka komunikuar akuzën për dosjes e dytë ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj lidhur me fondet e SASPAC. Ndaj Ilir Beqajt, rëndon akuza e korrupsionit, shkelje e barazisë në tendera, fshehje të pasurisë, falsifikim dokumentash dhe mashtrimit.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur dyshime se ish-ministri Beqaj si drejtues i SASPAC, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE, duke fryrë shifrat në qindra mijëra euro drejt kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera.
Përfitues i parave ka qenë vetë ish-ministri dhe bashkëpunëtorët e tij, por ende SPAK nuk e ka një shifër ekzakte. Aktualisht, SPAK ka sekuestruar 14.3 mln lekë, 15 mijë e 500 euro dhe 42 mijë e 300 $, që iu përkisnin shtetasve Ilir Beqaj, Gazment Haxhia, Ermal Kurtulaj, Bjona Zijaj, Bledar Leka dhe Elton Marini./ZËRI