Politikë

'Nesti Angoni ka dy seanca mungon në Kuvend", Bardhi: Ministri i Brendshëm të shkarkohet

Demokrati tha se ministri gënjeu kur tha se policia nuk kishte pasur dijeni për mbështetësit e Erion Veliajt para GJKKO, ditën që u caktua masa e sigurisë arrest me burg.

F.I
'Nesti Angoni ka dy seanca mungon në Kuvend", Bardhi: Ministri i
Gazment Bardhi

TIRANË-Kryetrari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka komentuar protestën e zhvilluar nga mbështetësit e Erion Veliajt, duke e cilësuar si të paligjshme. Bardhi ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha. Demokrati tha se ministri gënjeu kur tha se policia nuk kishte pasur dijeni për mbështetësit e Erion Veliajt para GJKKO, ditën që u caktua masa e sigurisë arrest me burg.

Gazment Bardhi: Qëllimi nuk ka qenë për të mbështetur Erion Veliaj se po ta kishin për ta mbështetur nuk i kishin vënë Nesti Angonin që ka dy seanca që mungon në kuvendin e Shqipërisë e nuk e dimë se ku është zhdukur këto ditë. Thërrisni në seancë ministrin e Brendshëm, që në seancën e kaluar gënjeu pa turp, duke na dhënë informacione të rreme që Policia nuk kishte pasur asnjë dijeni për prezencën e një turme para SPAK kur po mbahet seanca për masën ndaj Veliajt. SPAK dhe GJKKO kanë konfirmuar se kishin njoftuar për cenimin e ambienteve të sigurisë dhe në mënyrë të paprecedentë Policia e Shtetit, jo vetëm nuk kishte bërë detyrën, por ka refuzuar thirrjen e Gardës së Republikës. Nuk mund ta lëmë pa e kaluar këtë. Kjo do të thotë që kanë rënë themelet e shtetit. Jo vetëm duhet të dorëhiqet, po Ministri i Brendshëm duhet të shkarkohet. Madje, qëndrimi i Policisë së Tiranës ishte akoma më idiot, kur thoshte se nuk tubimi ishte spontan. Kur tubi është spontan, quhet i paligjshëm.

Qindra mbështetës të Partisë Socialiste u mblodhën para kangjellave të Gjykatës së Posaçme duke protestuar kundër arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Pjesë e tubimit ishin edhe personazhe publike. Që atë ditë opozita ngriti zërin duke kërkuar që si në protestat e tyre, edhe kësaj here të vendosej gardhi rrethues. Por mesa duket të njëjtat pretendime ka edhe GJKKO dhe SPAK. Në Kuvend, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha se masat nuk ishin marrë për shkak se nuk ishin lajmëruar për protestë./ZËRI

Poll

MOS HUMB