Politikë

Tensione në Kuvend/ Bardhi kërkon fjalën, Garda rrethon Foltoren

Deputetët akuzuan mazhorancën për pengim të debatit parlamentar.

F.I
Tensione në Kuvend/ Bardhi kërkon fjalën, Garda rrethon Foltoren
Gazment Bardhi

TIRANË- Tensionet nuk kanë munguar në seancën e sotme plenare. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali nuk lejoi replikën e Gazment Bardhit me Blendi Klosin, vendim i cili shkaktoi reagimin e ashpër të demokratëve, me Bardhin dhe deputetin Flamur Noka që iu afruan foltores në shenjë protestë, ndërsa aty u vendos edhe garda. Deputetët akuzuan mazhorancën për pengim të debatit parlamentar, ndërsa Spiropali u kërkoi vazhdimisht demokratëve të ulen në vendet e tyre pasi do të merrnin fjalën më pas.

Bardhi: Më jep fjalën për procedurë

Noka: Po shkel rregulloren

Spiropali: Jo, nuk e shkel as për ju, as për mazhorancën. Deputet, ulu të lutem. Garda mund të largohet, nuk ka nevojë

/ZËRI

Poll

MOS HUMB