TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me gazetarin amerikan Andrew Callaghan për televizionin britanik “Channel 5”, e cila, sipas medias britanike, është ndërprerë para përfundimit.
“Channel 5” ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi nga intervista, duke bërë të ditur se Rama është larguar gjatë bisedës me gazetarin. Krahas fotografive, "Channel 5" shkruan intervista është zhvilluar në një moment kur në Shqipëri po raportohen hetime lidhur me korrupsionin, pastrimin e parave, trafikun e drogës, si dhe marrëdhëniet e biznesit të Ramës me Jared Kushner.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama largohet nga intervista me Andrew Callaghan të Channel 5, në një kohë kur po zhvillohen hetime më të gjera lidhur me korrupsionin, pastrimin e parave, trafikun e drogës dhe marrëdhënien e tij të biznesit me Jared Kushner. Intervista e plotë do të publikohet javën e ardhshme", shkruhet në postimin "Channel 5".


Megjithatë, intervista e plotë do të publikohet javën e ardhshme./ZËRI