Politikë

Buxheti 2026! Rama: 15 milionë euro për ilaçe për të sëmurët me kancer

Kreu i qeverisë u ndal edhe te dyfishimi i mbështetjes për fëmijët me aftësi të veçanta. 

F.I
Buxheti 2026! Rama: 15 milionë euro për ilaçe për të
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama nga podcasti i tij 'Flasim' njoftoi miratimin e aktit normativ të buxhetit 2026, i cili përfshin një paketë të re masash sociale për pensionistët, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët me nevoja të veçanta dhe pacientët onkologjikë. Rama deklaroi se 15 milionë euro janë vendosur në dispozicion për ilaçe për të sëmurët me kancer. Kreu i qeverisë u ndal edhe te dyfishimi i mbështetjes për fëmijët me aftësi të veçanta. 

Edi Rama: Akti Normativ i qershorit tregoi dhe njëherë se ekonomia po rritet përtej parashikimeve, duke sjellë të ardhura gjithashtu përtej parashikimeve. Aprovuam një bonus për pensionistët, një kujtesë për këta njerëz që i kanë dhënë shumë Shqipërisë. Ka që thonë se ne bonusin e japim për fushatë. Jo, ne nuk kemi asnjë fushatë, sepse fushata është vitin tjetër. Kemi vendosur në dispozicion 15 milionë euro për ilaçe për të sëmurët me kancer. Vendosëm që të rrisim pagat për mjekët e urgjencës. Vendosëm rritjen e garancisë sovrane për programin kombëtar të dyfishimit të ndërmarrjeve. Vendosëm dyfishimin e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara. Vendosëm dyfishimin e mbështetjes për fëmijët me aftësi të veçanta. Mbështetje u kemi dhënë dhe kujdestarëve të fëmijëve me aftësi të veçantë. Dhamë fonde dhe për zhvillimin urban e rural.

Poll

MOS HUMB