Politikë

Berisha: Kjo protestë duhet të fitojë, çdo shqiptar të mbështesë të rinjtë

Berisha i bën thirrje çdo demokrati dhe çdo shqiptari të mbështesin protestën për të arritur suksesin historik.

F.I
Berisha: Kjo protestë duhet të fitojë, çdo shqiptar
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokartike, Sali Berisha ka reaguar përmes një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale, duke e cilësuar protestën e qytetarëve shqiptarë, e cila vijon prej 27 ditësh në rrugët e Tiranës, si zhvillimin kryesor politik në vend. Berisha i bën thirrje çdo demokrati dhe çdo shqiptari të mbështesin protestën për të arritur suksesin historik. Kreu i PD akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se ai po përpiqet ta zhvendosë përballjen nga rrjetet sociale dhe hapësira digjitale drejt sulmeve personale ndaj pjesëmarrësve në protestë. 

Sali Berisha: Nga viti 1990 gjer sot, Shqipëria nuk ka njohur ndonjëherë një protestë rinore, një eksplozion të idealeve, emocioneve, civilitetit të të rinjve shqiptarë, të mbështetur pasivisht dhe nga qytetarët shqiptarë. Qytetarët e Tiranës, por edhe nga diaspora dhe qytetet e tjera shqiptare. Në këtë kuadër, vazhdimësia e protestës, masiviteti i saj i përnatshëm janë bërë burim shprese, kanë ngrohur zemrat e qytetarëve shqiptarë në Shqipëri dhe mbarë botën ku janë. Kjo protestë duhet të fitojë dhe ka vetëm një kusht: mbështetjen e fuqishme nga mbarë qytetarët shqiptarë. Thirrja ime është për çdo demokrate e demokrat, për çdo shqiptare e shqiptar, kudo që ndodhen, në Shqipëri, jashtë saj, në diasporë, është të mbështesë protestën e të rinjve shqiptarë si shpresa më e bukur për shqiptarët, Shqipërinë dhe të ardhmen e vendit. Secili shqiptar duhet të mendojë për një moment se do të jetë historik kontributi i tij në suksesin e kësaj proteste. Por, krahas saj, çdo ditë dhe çdo natë dalin si hije të zeza terri, si demonë të vërtetë, qëndrimet ndaj protestës të Edi Ramës dhe puthadorëve të tij të neveritshëm, të cilët nga mëngjesi gjer në darkë, shfrytëzojnë çdo hapësirë dhe çdo mjet për të ndërmarrë sulmet më të shpëlara, më banale, më primitive ndaj idealeve rinore evropiane dhe mbartësve të tyre, të rinjve shqiptarë.

Poll

MOS HUMB