Politikë

Pas shpalljes "non grata", Lamallari publikon videon e Hudutit: Nuk merremi me protestuesit, por me ekstremistët

Lamallari thekson se masa për shpalljen e saj person të padëshiruar nuk lidhet me përndjekjen e protestuesve apo kufizimin e lirisë së shprehjes, por është një veprim ndaj, siç shprehet ai, "çdo urrejtje nxitës dhe ekstremist".

zh.ll
Pas shpalljes "non grata", Lamallari publikon videon e Hudutit: Nuk
Besfort Lamallari-ikballe huduti

TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar sërish lidhur me shpalljen "person non grata" të Ikballe Hudutit, një ditë më parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka publikuar një video ku Huduti shfaqet duke shprehur mbështetje për liderin suprem të Iranit, Mujtaba Khamenei.

Lamallari thekson se masa për shpalljen e saj person të padëshiruar nuk lidhet me përndjekjen e protestuesve apo kufizimin e lirisë së shprehjes, por është një veprim ndaj, siç shprehet ai, "çdo urrejtje nxitës dhe ekstremist".

Postimi i plotë i Lamallarit:

Mos merremi me protestuesit?!

Jo! Jo vetëm nuk merremi me asnjë protestues si i tillë, por përpiqemi t’i dëgjojmë të gjithë ata që janë sinqerisht të shqetësuar.

Por patjetër që do të merremi me çdo urrejtje nxitës dhe ekstremist, si kjo zonja që bindjet e saja mund t’i mbajë për vete jashtë Shqipërisë të paktën 15 vitet e ardhshme!

Sepse në Shqipërinë vend anëtar i #NATO-s dhe së shpejti pjesë e Bashkimit Evropian, nuk ka vend për khameneizmi është baraz me terrorizmin, ekstremizmin, obskurantizmin!

Një turp më vete edhe përzierja e emrit të kryeministrit të nderuar të Kosovës në përroin psiqik të kësaj zëdhënëseje të një shteti të shpallur me konsensus shtet terrorist nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ditën e djeshme, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, nxorri urdhrin për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare, për Igballe Huduti (Berisha). Siç bëri me dije Ministria e Jashtme, vendimi bazohet në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e kësaj shtetese vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB