Politikë

Qeveria shpall pasuri kulturore Qendrën Historike të Dhërmiut

Gjithashtu qeveria ka miratuar planin për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e “Qendrës Historike” të Dhërmiut dhe zonës mbrojtëse, i cili do të shërbejë si dokumenti bazë për menaxhimin e kësaj pasurie kulturore. 

F.I
Qeveria shpall pasuri kulturore Qendrën Historike të Dhërmiut
qendra historike e Dhërmiut

DHËRMI-Këshilli i Ministrave gjatë mbledhjes së një dite më parë (26 qershor) ka miratuar vendimin për deklarimin si pasuri kulturore të paluajtshme të “Qendrës Historike” të fshatit Dhërmi, duke përcaktuar njëkohësisht edhe zonën mbrojtëse të saj, në kuadër të masave për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Gjithashtu qeveria ka miratuar planin për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e “Qendrës Historike” të Dhërmiut dhe zonës mbrojtëse, i cili do të shërbejë si dokumenti bazë për menaxhimin e kësaj pasurie kulturore. 

Vendimi parashikon gjithashtu që Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor të publikojë hartat e “Qendrës Historike” dhe të zonës mbrojtëse në Gjeoportalin Kombëtar, ndërsa Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të bëjë regjistrimin e tij sipas legjislacionit në fuqi.

Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Bashkia Himarë. Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Poll

MOS HUMB