Politikë

Arrestimi i Veliajt! Rama: Prokuroria të mësojë të respektojë ‘tjetrin’

Sipas tij, SPAK duhet të mësojë të respektojë tjetrin dhe të ketë respekt për prezumimin e pafajësisë, ndaj kujtdo që merret nën hetim.

F.I
Arrestimi i Veliajt! Rama: Prokuroria të mësojë të
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në rubrikën 'Sy më sy' ka kometuar sërish hetimin e SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama theksoi se SPAK u krijua nga vullneti i PS, sot kemi provën e padiskutueshme të pavarësisë së saj. Sipas tij, SPAK duhet të mësojë të respektojë tjetrin dhe të ketë respekt për prezumimin e pafajësisë, ndaj kujtdo që merret nën hetim.

Edi Rama: Ne duam që SPAK të jetë aty, që të fuqizojë veten dhe jemi këtu për të ushtruar këtë vullnet. Sot kemi provën e padiskutueshme të pavarësisë së SPAK. Ama, pavarësia nuk mjafton. Duhet edhe profesionalizmi e integriteti. SPAK duhet të luftojë me veten dhe të ketë parasysh që pavarësia duhet vënë në funksion të një drejtësie të drejtë, që nuk sheh majtas ose djathtas. Ama, duke ruajtur të gjitha principet e kulturës europiane. Është një pikë problematike tek aktiviteti i SPAK, që ka të bëjë me respektin për tjetrin, me respektin për prezumimin e pafajësisë, me respektin për këdo që bëhet pjesë e një procesi, qoftë edhe që pyetet si person që mund të dijë diçka, se cilido qoftë është i barabartë me këdo. Kushdo që merr në pyetje këdo aty te Stacioni i Trenit, duhet të ketë parasysh se duhet ta respektojë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Poll

MOS HUMB