Aktualitet

Pamjet e rënda! Momenti i v*asjes së Luka Beqirajt, autori e qëllon mes lokalit, ikën me monopatinë

Në videon e publikuar shihet momenti kur autori i afrohet tavolinës ku qëndronte 39-vjeçari nga Vlora dhe hap zjarr në drejtim të tij.

F.I
Pamjet e rënda! Momenti i v*asjes së Luka Beqirajt, autori e
Luka Beqiraj

SPANJË-Janë publikuar pamjet nga ekzekutimi i Luka Beqirajt në Spanjë, ngjarje e ndodhur më 10 nëntor. Në videon e publikuar shihet momenti kur autori i afrohet tavolinës ku qëndronte 39-vjeçari nga Vlora dhe hap zjarr në drejtim të tij.

Në pamje e publikuara në emidionin 'Xhungel' shihen edhe personat e tjerë që ndodheshin në tavolinë, të cilët largohen me vrap menjëherë pas të shtënave, në përpjekje për t’i shpëtuar sulmit. Beqiraj ndodhej në tarracën e një lokali brenda një kompleksi sportiv në Orihuela Costa, në provincën e Alicantes në momentin e ekzekutimit. Autori u largua nga vendngjarja me një monopatinë elektrike, ndërsa 39-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Lidhur me vrasjen po hetohet mundësia e lidhjes së krimit me rrjetet e organizuara kriminale që veprojnë në këtë pjesë të Spanjës.

Luka Beqiraj kishte lindur në vitin 1987 në qytetin e Vlorës. Sipas mediave spanjolle, ai kishte qenë i lidhur me grupe kriminale italo-shqiptare, të përfshira në trafikun e drogës dhe armëve të zjarrit. Në vitin 2016, ai ishte arrestuar në Shqipëri, pasi dyshohej se kishte ushtruar dhunë të rëndë ndaj një personi tjetër, duke e plagosur rëndë, raportojnë mediat shqiptare të kohës.

Tre vite më vonë, në vitin 2019, Beqiraj u arrestua sërish gjatë operacionit të gjerë “Fiori di Primavera” (Lulet e Pranverës), të zhvilluar nga Policia Financiare italiane. Operacioni përfshiu më shumë se 100 efektivë dhe përfundoi me 27 persona të arrestuar, pas dy vitesh hetimesh. Sipas hetimeve italiane, personat e arrestuar dyshoheshin për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, si dhe për posedim dhe futje në Itali të armëve dhe municioneve të luftës.

Mes 21 shqiptarëve të arrestuar është edhe emri i të ndjerit Luka Beqiraj, së bashku me një imazh të bërë gjatë identifikimit nga policia. Sipas të njëjtave raportime, ai dyshohej gjithashtu në Shqipëri për përfshirje në vrasjen e dy personave.

MOS HUMB