
SHKODËR- Policia ka zbardhur konfliktin mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, ku njëri prej tyre ka mbetur i dëmtuar në fytyrë. Sipas njoftimit, sherri ka ndodhur një ditë më parë, ku dy të burgosurit Sebastian Ogiçi dhe Altedi Olldashi, janë konfliktuar me të dënuarit S.G, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime në fytyre. Pas incidentit, bëhet me dije se janë ushtruar kontrolle ku në qelinë e Ogiçit është gjetur është gjetur një aparat celular, send i ndaluar në ambientet e burgut.
Njoftimi i policisë:
Në datë 18.11.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit S.O, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara”, të parashikuara nga nenet 89, 22 dhe 324/a të Kodit Penal, si edhe shtetasi A.O. u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga nenet 89 dhe 22 të Kodit Penal IEVP Shkodër.
Gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale ka rezultuar se këta dy shtetas (të cilët vuajnë dënimin në këtë IEVP) janë konfliktuar me të dënuarin S.G, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Në vijim të veprimeve nga AMSEVP, është ushtruar kontroll për sende të ndaluara ne dhomat e të dënuarve të përfshirë në konflikt, ku në dhomën e shtetasit S.O. është konstatuar një aparat telefonik.
Materialet proceduriale i janë dërguar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për vijimin e kryerjes s ë veprimeve të tjera proceduriale.
