Aktualitet

Bllokohet rruga dytësore Tiranë-Durrës, ARRSH njofton oraret e kufizimi

ARRSH njofton se segmenti do të mbyllet në të dyja senset e lëvizjes për shkak të punimeve në mbikalimin e Nyjës së Laknasit.

zh.ll
Bllokohet rruga dytësore Tiranë-Durrës, ARRSH njofton oraret e
pamje tirane-durres

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në segmentin nga Mbikalimi i Kamzës deri te Mbikalimi i Kasharit të rrugës dytësore Tiranë-Durrës. ARRSH njofton se segmenti do të mbyllet në të dyja senset e lëvizjes për shkak të punimeve në mbikalimin e Nyjës së Laknasit.

Sipas njoftimit, kufizimi do të nisë mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, dhe do të zgjasë deri në orën 05:00 të mëngjesit të 20 nëntorit.

Njoftimi i plotë i Autoritetit Rrugor Shqiptar:

Në kuadër të zbatimit të projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës, Faza III”, janë duke u kryer punimet për montimin e trarëve të mbikalimit të Nyjes së Laknasit, për realizimin e këtyre punimeve do të bllokohet përkohësisht qarkullimi i mjeteve në rrugën dytësore, në segmentin Mbikalimi i Kamzës – Mbikalimi i Kasharit (krahu i djathtë), në të dyja senset e lëvizjes.

Punimet do të zhvillohen duke filluar sot më 19.11.2026 deri nesër më 20.11.2026, nga ora 22:00 – 05:00.

Kontraktori ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut, vendosjen e sinjalistikës së përkohshme dhe garantimin e sigurisë rrugore në zonën e punimeve.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të planifikojnë paraprakisht itinerarin e tyre, të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën e përkohshme dhe udhëzimet e personelit përgjegjës për menaxhimin e trafikut.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë zhvillimit të këtyre punimeve!

MOS HUMB