Video

Paketa Fiskale 2027: Ulet TVSH e ushqimeve, por rëndohet biznesi!

Në nismën e re veçohet propozimi lidhur me uljen e TVSH-së për produktet ushqimore, ku nga 20% të ulet 6%.

zh.ll

Paketa Fiskale 2027: Ulet TVSH e ushqimeve, por rëndohet biznesi!

TIRANË- Teksa vendi është përfshirë nga protestat, ku shqiptarët presin ndryshime në politikë, arsim, shëndetësi e transport, në ekonomi qeveria ka ndërmarrë hapin e radhës me paketën fiskale 2027. Në nismën e re veçohet propozimi lidhur me uljen e TVSH-së për produktet ushqimore, ku nga 20% të ulet 6%. Por, teksa TVSH e ushqimeve ulet, taksa për familjarët dhe bizneset rritet, ku sipas projektligjit të propozuar parashikohet rritja e normës së përgjithshme të TVSH-së nga 20% në 21%. Gjithashtu, nga 1 janari qeveria ka propozuar se pragu për TVSH-në të ulet nga 10 milionë lekë të reja që është aktualisht, në 5 milionë lekë të reja. Ndërkohë tatimi mbi fitimin, për bizneset dhe kompanitë propozohet të rritet nga 15% në 17%, ku në varësi të sektorit dhe mundësisë për t'i përballuar kostot, disa biznese mund të zgjedhin të rrisin çmimet, të ulin shpenzimet ose të shkurtojnë numrin e punonjësve. Për shembull, nëse një kompani ka 10 milionë lekë fitim të tatueshëm në vit, me tatim 15%, paguan 1.5 milionë lekë. Ndërkohë me tatim 17%, paguan 1.7 milionë lekë, pra 200 mijë lekë më shumë në vit. Paralelisht pas 8 vitesh në fuqi qeveria ka vendosur të rrisë dividentin, nga 8% në 15%. Nëse rritet tatimi mbi dividendin, pronarit i mbeten më pak para kur e shpërndan fitimin. Për shembull nëse pronari vendos të tërheqë 1 milion lekë dividend nga kompania me tatimin 8%: Shteti merr 80 mijë lekë dhe i mbeten 920 mijë lekë. Ndërsa me tatimin 15%: shteti merr 150 mijë lekë dhe i mbeten 850 mijë lekë. Ndryshime parashikohen edhe në tatimin mbi të ardhurat nga pagat. Pragu për aplikimin e normës 23% propozohet të rritet nga 200 mijë në 300 mijë lekë. Ndërsa për pagat mbi 700 mijë lekë në muaj, parashikohet një normë e re tatimi prej 32%.

/ZËRI

MOS HUMB