Video

Protestat ‘godasin’ xhiron e bizneseve, lehtësohen këstet tatimfitimit 

Rënia e xhiros dhe e konsumit për këto biznese ka bërë që Administrata Tatimore të ndryshojë qasjen ndaj bizneseve për parapagimin e kësteve të tatimfitimit për 3-mujorin e fundit të vitit.

zh.ll
Protestat ‘godasin’ xhiron e bizneseve, lehtësohen këstet
foto ilustruese

TIRANË- Protestat e nisura prej më shumë se dhjetë ditësh nga studentët po ndikojnë në rënien e konsumit në bare dhe restorante, veçanërisht te bizneset pranë zonave të qendrës së Tiranës, po përballen me ulje të xhiros. Rënia e xhiros dhe e konsumit për këto biznese ka bërë që Administrata Tatimore të ndryshojë qasjen ndaj bizneseve për parapagimin e kësteve të tatimfitimit për 3-mujorin e fundit të vitit. Ulja e konsumit dhe e xhiros vjen në një kohë kur bizneset në fund të vitit do të përballen me detyrimin për të paguar këstet e tatimfitimit të muajve tetor -dhjetor, që përkon me periudhën e nisjes së protestave të studentëve. Tatimet sqarojnë gjithashtu se do të bëhen vlerësime për ecurinë e aktivitetit në të gjitha sipërmarrjet në Tiranë për shkak të protestave.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB