TIRANË- Urdhri i kryeministrit Edi Rama për dorëheqjen e drejtuesve të institucioneve në varësi të ministrive do të prekë rreth 132 institucione. Kryeministri u ka kërkuar ministrave që të nisin procesin e shkarkimit të drejtuesve, ndërsa personat e përfshirë në listë kanë afat deri më 26 tetor për të dorëzuar postin së bashku me një raport për punën e tyre. Mësohet se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, është ajo me numrin me të madh të institucioneve në varësi, 31 të tilla. Në vend të dytë ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, së cilës i përgjigjen 21 institucione, ndërsa më pak nga të gjitha ka Ministria e Jashtme, me vetëm 3 agjenci. Një ditë më parë, mësohet se Rama telefonoi ministrat nga Budva ku ndodhej në Samitin e Procesit të Berlinit dhe u kërkoi atyre që të nisin procesin e shkarkimit të drejtuesve. Ndërkohë, ende nuk janë sqaruar arsyet e ndryshimeve të kërkuara, ndërsa mbetet e paqartë nëse kjo lëvizje lidhet me protestat që prej më shumë se një javë kanë përfshirë Tiranën.
/ZËRI