TIRANË- Ergys Agasi i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku ka kërkuar kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të kryera në zyrën e tij. Mësohet se kërkesa është depozituar më 14 tetor, ndërsa Agasi kërkon konkretisht kthimin e një kamere të sekuestruar në ambientet e zyrës. Gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen është Flojera Davidhi. Ergys Agasi, i arrestuar pasditen e 26 gushtit, u transferua mëngjesin e 29 gushtit drejt ambienteve të paraburgimit të Bradasheshit, ku vijon të qëndrojë nën masën e sigurisë “Arrest me burg”.Agasi akuzohet për disa vepra penale, mes të cilave grup i strukturuar kriminal, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Ndërsa iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit pasiv’.
/ZËRI