
TIRANË- "TIRANA 2 javë pa semafor!" Të rinj të revoltuar, biznese të shkatërruara, zjarr e thirrje nëpër rrugë, shkatërime në institucine, zjarr në kjoska, përplasje me Policinë-kjo është panorama e Tiranës prej 13 tetorit, ku studentët startuan ditën e parë të protestës së tyre. Dëmet janë të shumta për pronarët e subjekteve dhe xhirot e bareve dhe bizneseve janë në ulje, por një prej incidenteve që ka prekur banorët e gjithë kryeqytetit janë semaforët. Në ditët e para të protestës, mes pamjeve gjatë tubimit ishin të rinj të ngjitur nëpër shtylla duke dëmtuar dhe thyer kokat e semaforëve në rrugët e Tiranës. Respektimi i këmbësorëve nga drejtuesit apo anasjelltas, trafik i rënduar në akse të ndryshme apo lëvizje më e lirshme, banorët e Tiranës janë përgjigjur për ZËRI-n se si është më mirë kryeqyteti me apo pa semafor. Ndiqini:
/ZËRI