Aktualitet

Moti i keq devijon 5 avionë nga Rinasi, në Portin e Durrësit pezullohet shkarkimi i disa mallrave

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, pesë avionë që kishin planifikuar të uleshin janë devijuar drejt aeroporteve alternative për shkak të vështirësive të krijuara nga moti.

M.K.
Moti i keq devijon 5 avionë nga Rinasi, në Portin e Durrësit
Aeroporti i Rinasit

TIRANË- Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë sjellë probleme në transportin ajror dhe atë detar në vend. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, pesë avionë që kishin planifikuar të uleshin janë devijuar drejt aeroporteve alternative për shkak të vështirësive të krijuara nga moti.

Ministri i Infrastrukturës Enea Karakaçi bëri me dije se disa prej avionëve u ulën në Bari dhe Brindisi të Italisë. Një pjesë e tyre janë rikthyer në Rinas pas përmirësimit të kushteve atmosferike, ndërsa të tjerët janë nisur sërish drejt Shqipërisë. Ndërkohë fluturimet në nisje nga Rinasi vijojnë normalisht.

Probleme janë shënuar edhe në Portin e Durrësit, ku reshjet e shiut kanë ndërprerë përkohësisht shkarkimin e një pjese të mallrave. Megjithatë tragetet kanë mbërritur sipas orarit, ndërsa përpunimi i kontejnerëve vijon normalisht./ZËRI

MOS HUMB