vendngjarje-selami hasani
FIER- Selami Hasani dyshohet se është ekzektuar me breshëri plumbash, ndërsa detaje të tjera vijojnë të dalin lidhur me ngjarjen. Sipas raportimeve, 60-vjeçari dyshohet se ka marrë 7 plumba, ndërsa, nipi i tij i cili mbeti i plagosur, ka marrë tre plumba 2 në bark dhe 1 në nofull.
Aktualisht, autorët e atentatit vijojnë të jenë të paidentifikuar dhe në kërkim, ndërsa janë shoqëruar 3 persona në Polici. Sipas burimeve, mes të shoqëruarve është edhe djali i 'Ben Qimes' dhe dy persona të tjerë.
Ndërkohë, më herët, në vendngjarje u gjetën 10 gëzhoja dhe 2 armë zjarri në makinën e djegur. /ZËRI