
Skuadra e Fluminenses mundi në finale Boca Juniors dhe fitoi për herë të parë në historinë e klubit trofeun e “Copa Libertadores”.
Përballja mes të dyja ekipeve u luajt në stadiumin mitik “Maracana” të Rio de Zhaneiro-s në Brazil. Fluminense e gjeti avantazhin në minutën e 36 falë sulmuesit German Cano. Në vazhdim lufta në fushë mes argjetinasve dhe brazilianëve ishte mjaft e fortë. Boka festoi rrjetën e barazimit në minutën 72, pasi Advincuela realizoi.
Finalja shkoi në shtesë, ku zëvendësuesi John Kennedy në të 99, shënoi sërish për Fluminense dhe bëri që festa të shpërthejë në “Maracana”. Dy minuta më pas, ai mori kartonin e dytë të verdhë për shkak të festimit. Skuadra argjentinase nuk e shfrytëzoi superirortetin numerik në fushë. Në vazhdim, Fabra la ekipin nga Buenos Aires me 10 lojtarë. Në fund, Fluminense ngriti “Copa Libertadores”.
Festa pas stadiumit “Maracana” vazhdoi në rrugët e qytetit brazilian, me tifozët e ekzaltuar
Për Bokën kjo është finalja e tretë e humbur në Ligën e Kampioneve të Amerikës Latine pas atyre në 2012 dhe 2018.