
Falë një Harry Kane të papërmbajshëm, Bayern Mynihu fitoi “klasiken” gjermane kundër Borusaia Dortmund me rezultatin 4-0.
Në “Iduna Park” kapiteni anglez realizoi trigolësh. Bavarezët e drejtuar nga Thomas Tuchel synojnë titullin e 12 radhazi në Bundesligë me verdhezinjtë që konsiderohen një nga rivalët për trofeun.
Fati i takimit mes të dyja ekipeve u vendos në 10 minutat e para. Dayot Upamecano kaloi miqtë në avantazh pas 4 minutash lojë. Në minutën e 9 festoi Harry Kane. Në të 72, anglezi realizgoi golin e tretë. Pokerin e vulosi në kohën shtesë.
Kapiteni i “tre luanëve” ka realizuar 15 gola në 10 ndeshje të luajtura në Bundesligë, ndësa kjo është tripleta e tij e tretë te gjermanët nga nisja e sezonit. Skuadra e Tomas Tuhel gjendet në vend të dytë me 26 pikë, 2 më pak se sa Leverkuzen kryesues, ndërsa verdhezinjtë pozicioniohen të katërit me 21 pikë.