
ARABIA SAUDITE- Al-Nasr mori një fitore komode ndaj Al-Khaleej në Ligën Profesioniste Saudite me rezultatin 2-0.
Kapiteni Cristiano Ronaldo u dallua në këtë përballje.
Ai zhbllokoi rezultatin në minutën e 26-të të lojës.
Për portugezin ky ishte goli i 15 i sezonit në të gjitha kompeticionet dhe i 44 për klubin dhe përfaqësuesin në këtë vit kalendarik.
Ish-mbrojtësi i Mançester Sitit, Aymeric Laporte, realizoi rrjetën e dytë për Al-Nasr pas asistit të CR7 në të 60.
Al-Nassr shkon në kuotën e 28 pikëve pas 12 ndeshjeve të luajtura, ndërsa ka pesë triumfe radhazi në të gjitha kompeticionet.
Kontribut në këtë ecuri ka dhënë sulmuesi portugez, i cili është golashënuesi më i mirë i Ligës Profesioniste Saudite me 12 gola të realizuar, ndërsa kryeson edhe sa i përket asisteve të dhëna me 7 të tillë.