LIVE UPDATES

VITI 2024 vjen dhe në Shqipëri! Spektakël fishekzjarresh në Zelandë, Australi e Azi

➤Viti 2023 i ka orët e numëruara. Ai do t’i lërë vendin Vitit të Ri, 2024. ➤Republika e Kiribatit, një vend ishull në nënrajonin e Mikronezisë të Oqeanisë në Oqeanin Paqësor qendror është vendi i parë që e ka mirëpritur vitin 2024. ➤Kiribati u pasua nga Zelanda e Re. ➤Pas tyre, vendet që do të mirëpresin vitin 2024, sipas renditjes kohore janë Australia, Japonia, Koreja e Jugut, India dhe Sri Lanka. ➤I fundit që braktis vitin 2023 është Baker Island në Oqeanin Paqësor qendror. ➤Viti i Ri 2024 mbërriti edhe në Australi, pas Kiribatit dhe Zelandës së Re. 2024 në Sydney arriti me një spektakël fishekzjarresh. Sydney njihet dhe si kryeqyteti i botës për fishekzjarret, ndërsa pamjet spektakolare u panë nga afër nga mijëra njerëz. ➤Viti i Ri 2024 ka mbërritur në Azi, ku atë e kanë festuar shtete si Japonia, Koreja e Jugut dhe Koreja e Jugut. ➤Fishekzjarret për 12 minuta skuqën Hong Kongun dhe Tajvanin. ➤Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët me anë të një video të realizuar nga Inteligjenca Artificiale. ➤Gjatë ndërrimit të viteve, gazetarët, këngëtarët, taksistët, doktorët, infermierët, policët etj janë të detyruar të punojnë edhe gjatë 2023. ➤Pakistani nuk e ka pritur me festime Vitin e Ri, në solidaritet me banorët e Gazës. ➤Viti i Ri ka trokitur edhe në Shqipëri. Stafi i ZËRI ju uron Gëzuar 2024!

12 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

GËZUAR 2024! ZËRI uron Vitin e Ri për të gjithë shqiptarët!

VITI 2024 vjen dhe në Shqipëri! Spektakël fishekzjarresh në

TIRANË - Viti i Ri 2024 sapo ka ardhur. Akrepat kaluan orën 00:00 dhe një vit tjetër do të vijë për të gjithë shqiptarët. Tirana ka festuar këtë festë të madhe në sheshin kryesor "Skënderbej", me fishekzjarre dhe koncerte.

Festime nuk ka vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera të vendit. Nga veriu në jug, qytetet e Shqipërisë janë zbukuruar për festat e fundvitit.

Shqiptarë, por edhe turistë të huaj kanë vendosur ta festojnë natën e ndërrimit të viteve në vendin tonë.

VITI 2024 vjen dhe në Shqipëri! Spektakël fishekzjarresh në
Fishekzjarre per Vitin e Ri

Koncerte ka në Tiranë, por edhe në Korçë, qytet që është kthyer në vend turistik, mjaft i preferuar. Edhe në Durrës, Shkodër, Vlorë etj kanë nisur festimet. Stafi i ZËRI-t ju uron GËZUAR VITIN E RI 2024!/ZËRI/ 

1 VITE ME PARE

Pakistani mirëpret Vitin e Ri pa fishekzjarre

VITI 2024 vjen dhe në Shqipëri! Spektakël fishekzjarresh në
Pakistan

ISLABABAD - Pakistani, një vend kufitar me Indinë dhe me Sri Lankën, ka mirëpritur Vitin e Ri 2024.

Por, ndryshe nga vitet e mëparshme, për Vitin e Ri nuk do të ketë fishekzjarre dhe as muzikë. Kështu vendosi qeveria, me anë të një akti të publikuar në Fletoren Zyrtare.

Pakistani, një vend me shumicë dërrmuese myslimane nuk ka festuar me muzikë Vitin e Ri, në shenjë solidariteti me palestinezët në Gaza./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Bluzat e bardha, policët dhe gazetarët, kush nuk do trokasë gotat me familjen për Vitin e Ri

VITI 2024 vjen dhe në Shqipëri! Spektakël fishekzjarresh në
Viti i Ri ne Tirane

TIRANË- Nata e ndërrimit të viteve dhe pritja e saj në gjirin e familjes është ndër netët, që festohet jo vetëm nga shqiptarët, por në mbarë botën. Të gjithë fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit gëzohen për këtë festë. Mirëpo, disa njerëz, nuk shkëputen dot nga puna.

Për shkak të profesionit të tyre, ata janë të detyruar të qëndrojnë në punë edhe gjatë 31 dhjetorit. Policët janë të detyruar që të ruajnë rendin dhe sigurinë. Ata do të duhet të sakrifikojnë gjumin e tyre, për mbarëvajtjen e rendit gjatë natës së ndërrimit të viteve. Zjarrfikësit duhet të jenë në gatishmëri, në rast se bie zjarr në ndonjë ndërtesë apo pallat në zona të banuara. Ata janë heronj gjatë vitit, por edhe në natën e ndërrimit të viteve. Gazetarët janë të detyruar të punojnë edhe në këtë natë festive. Ata do të informojnë njerëzit mbi gjithçka që ndodh gjatë natës festive.
Këngëtarët po ashtu nuk kalojnë dot natën e ndërrimit të viteve pranë familjes së tyre.

Ata këndojnë në gëzime dhe ahengje, për njerëzit që festojnë. Individtët që punojnë në sektorin e shëndetësisë po ashtu do të duhet të qëndrojnë në gatishmëri në këtë natë. Doktorët duhet të jenë gati për sëmundjet gjatë kësaj nate dhe incidentet e ndryshme të popullatës. Edhe infermierët punojnë më 31 dhjetor, pasi bebet e para të vitit të Ri priten pikërisht nga duart e tyre. Edhe shitësit, kamerierët, banakierët, DJ dhe porofesione të ndryshme që kanë të bëjnë kryesisht me shërbimet nuk festojnë pranë familjes.

Edhe taksistët punojnë në këtë natë, sepse udhëtimet gjatë ndërrimit të viteve janë të shumta. Të gjithë individët e festojnë Vitin e Ri në ambiente të ndryshme, disa në shtëpi e disa në vendin e punës. Më e rëndësishmja është që viti i ardhshëm të jetë më i mirë se ai që kaloi./ZËRI/

1 VITE ME PARE

'Jam Edi Rama, prapa më vjen hisoria', kryeministri uron me videon e AI

VITI 2024 vjen dhe në Shqipëri! Spektakël fishekzjarresh në
Edi Rama

TIRANË - Në natën e ndërrimit të viteve, kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët. Ai ka uruar më shumë dashuri, shëndet, paqe e mbarësi. Këtë herë, Rama ka uruar në një mënyrë të vecantë, me një video, e krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Video është krijur nga ana e
Departamentit të Inteligjencën Artificiale të AKSH-it. Rama në këtë video uron shqiptarët për Vitin e Ri 2024.

"Unë jam Edi Rama, prapa më vjen historia dhe Viti i Ri 2030. Sapo kemi hyrë në BE, por ju nuk keni parë gjë akoma. Turisti i 20 miliontë hyri në Shqipëri dhe ishte i pari nga Hëna. Por, me PS, në vitin 2040, do të hyjë i 30 milionti dhe ai do të jetë nga Marsi. Në këtë natë familjare, dua të ndaj një sekret me ju. BE kërkon ta transferojë qedrën e vet nga Brukseli në Tiranë. Pikërisht aty ku do të ndërtohet ndërtesa më e lartë në botë, e cila do të jetë më tepër se 1 mijë metra e lartë. Falë inteligjencës artificile, natyrisht", shprehet Rama.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Kryeministri Edi Rama në videon e krijuar nga Inteligjenca Artificiale: 

Unë jam Edi Rama, prapa më vijnë historia dhe Viti i Ri 2030! Sapo kemi hyrë në BE, por ju s’keni parë gjë akoma! Turisti i 20 miliontë hyri në Shqipëri dhe ishte i pari turist nga Hëna. Por me Partinë Socialiste, në vitin 2040-të do të hyjë i 30 milionti dhe ai do të jetë nga Marsi.

Në këtë natë familjare dua të ndaj një sekret me ju! Bashkimi Europian po përgatitet të transferojë qendrën e tij nga Brukseli në Tiranë, mu aty ku po ndërtohet kulla më e lartë e botës, e para kullë që do të prekë tavanin e 1 mijë metrave lartësi… Falë Inteligjencës Artificiale natyrisht…”

“Ne morëm një foto nga urimi juaj i vitit të kaluar, bashkëpunuam me zyrën e shtypit, – nuk ua dekonspiroj kush na ndihmoi – dhe pastaj e mori Enio, koka e Departamentit të Inteligjencës artificiale në AKSH dhe pastaj krijoi videon që pamë.” – shpjegoi drejtuesja e AKSHI-t Linda Karçanaj krijimin e videos.

* * *

Ky që po mbyllet ishte një tjetër vit i një kohe ndryshimi marramendës për njerëzimin, ndryshimi më marramendës i historisë njerëzore – ku progresi teknologjik ka hyrë në një shpejtësi të paimagjinueshme deri pak vite më parë.

Po një gjë është e sigurtë.

Teknologjia as nuk na e merr dot, kohën që na është dhënë në këtë tokë me nënën, babën, fëmijët, familjen, rrethin e njerëzve të dashur, as nuk na i zëvendëson dot ata që duam e na duan, bashkë me vendin ku jemi lindur e ku flasim gjuhën e nënës.

Na takon ne të bëjmë më të mirën me këtë kohë që na është dhënë dhe sonte, unë ju uroj gjyshërve, nënave e baballarëve, fëmijëve e fëmijëve të fëmijëve, nipave e mbesave, të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, një mbrëmje të gëzuar në tavolinën e festës së madhe të këtij fundviti dhe një Vit të Ri siç jua do zemra, shëndet, paqe e dashuri, e me mundësi të reja për realizimin e ëndrrave dhe përmbushjen e shpresave.

Ky ishte padiskutim viti më i mirë i Shqipërisë; besimi tek Shqipëria u rrit ndjeshëm, flamuri ynë u duk më bukur se asnjëherë në skenën ndërkombëtare, ndërsa vendi ynë u vizitua më shumë se në çdo vit tjetër më parë nga njerëz që erdhën nga e gjithë bota.

Ky ishte viti i hyrjes së Shqipërisë me dinjitet në hartën turistike të Europës; të ardhurat dhe siguria e Shqipërisë u rritën gjithashtu, bashkë me investimet e brendshme e të huaja, që arritën shifrën më të lartë ndonjëherë, njësoj siç u fuqizua monedha jonë, e cila nuk ka qenë kurrë më e fortë sesa sot; rritja e pagave vazhdoi për të mos u ndalur vitin e ardhshëm, kur do të arrijmë në 900 Euro nivel të pagës mesatare në sektorin publik dhe do të kemi një rritje rekord të pagave në sektorin privat…

Por kjo nuk është dita e as ora për t’ju folur më gjatë për shumë gjërat e mira që u bënë këtë vit…

Madje ky është momenti për t’ju falenderuar thellësisht nga zemra për sa shumë më keni inkurajuar, mbështetur, po edhe duruar në aq shumë herët që ju jam shfaqur gjatë vitit në ekranet tuaja pa ju marrë leje, dhe për t’ju siguruar se jam shumë i vetëdijshëm, edhe për gjërat që s’kanë shkuar mirë, edhe për shumë gjërat që duhen bërë më tutje…

Çka kemi bërë deri këtu nuk do të kishte asnjë vlerë nëse do të ndalej këtu, por edhe me kaq e ka një vlerë të madhe për besimin se ky vend më në fund po bëhet; se ky vend ka dalë më në fund nga kthesa e gjatë dhe e vështirë e tranzicionit të mundimshëm; se këtë vend po e bëjmë ne, shqiptarët e kësaj kohe, të gjithë bashkë, hap pas hapi, duke ecur gjithnjë e më shpejt, e duke mësuar se si t’i bëjmë gjërat gjithnjë e më mirë.

Shqipëria Zonjë, nuk është më një amanet i penguar qysh prej kohës së rilindasve tanë, po është tanimë misioni ynë krejt i mundur; një realitet që ka nisur të marrë formë dhe është bërë i arritshëm me sy, si më e mira që është e gjitha përpara nesh!/ZËRI/

1 VITE ME PARE

Fishekzjarret 'skuqin' qiellin e Hong Kongut

VITI 2024 vjen dhe në Shqipëri! Spektakël fishekzjarresh në
Hong Kong

HONG KONG - Viti i Ri 2024 ka ardhur në Hong Kong dhe në Tajvan.

Për plot 12 minuta, fishekzjarret kanë 'skuqur'qiellin e qytetit me gradacela.

Bordi turistik i Hong Kong deklaroi se festimet me fishekzjarre kanë zgjatur tepër në kohë, duke shënuar rekord./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Viti i Ri 2024 'troket' në Azi, festime në Japoni e në Korenë e Jugut

VITI 2024 vjen dhe në Shqipëri! Spektakël fishekzjarresh në
Japoni

AZI - Viti i Ri 2024 ka trokitur në kontinentin e Azizë. Ora është 00:00 në Japoni, Korenë e Jugut dhe Korenë e Veriut. Secili prej vendeve po feston ardhjen e vitit të Ri. Në Seul u mbajt ceremonia publike e numërimit mbrapsht në sheshin kryesor të qytetit.

Koreja e Veriut ka festuar mbërritjen e Vitit të Ri 2024, me një spektakël fishekzjarresh në sheshin Kim II Song.

Në Tokio, qytetarët janë mbledhur në sheshin qendror të qytetit dhe kanë festuar ardhjen e vitit të ri./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Nga të brendshmet e kuqe, puthja në mesnatë dhe lotët e ndaluara. Ç’duhet të bëni për një vit sa më të mbarë

VITI 2024 vjen dhe në Shqipëri! Spektakël fishekzjarresh në
Besëtytënitë

TIRANË- Legjenda thotë se energjia pozitive sjell gjëra të mira, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për Vitin e Ri. Nuk ka asgjë si 12 muaj të rinj për të ndërprerë lidhjet me njerëzit  që nuk po ngjallin gëzim në jetën tuaj! Kur bëhet fjalë për fillimin e 365 ditëve të reja, ka shumë tradita të njohura nga e gjithë bota që mund t'ju sjellin fat të mirë dhe energji pozitive në vitin e ri. Nga ushqimet që duhet të hani deri te veshjet, ZËRI ju sjell një përmbledhje të besëtytënive. Zgjidhni ju nëse doni t’i besoni dhe ndiqni ose jo.

Bëni hapa vetëm me këmbën tuaj të djathtë

Shumë kultura mendojnë se nëse hyni në Vitin e Ri me këmbën tuaj të djathtë, do ta filloni atë mire!

Shikoni nga dritarja e dhomës tuaj të gjumit

Këtë duhet të bëjnë të gjithë beqarët! Nëse po shpresoni të gjeni partner, thuhet se nëse shikoni nga dritarja e dhomës tuaj të gjumit sapo zgjoheni në ditën e Vitit të Ri dhe shihni një burrë që kalon pranë, mund të prisni një unazë para fundit të vitit.

Notoni mbi shtatë dallgë

Ju ndodh të jetoni buzë oqeanit? Jeni me fat. Është zakon në Brazil që të visheni në të gjitha të bardha dhe të hidheni mbi shtatë dallgë në det pas mesnate. Në çdo dallgë që kaloni, duhet të bëni një dëshirë.

Përplasni bukën në muret tuaja

Mblidhni ato bukë. Një bestytni irlandeze është se goditja e bukës në dyert dhe muret tuaja mund të mbajë larg shpirtrat e këqij dhe fatin e keq. Mbani vetëm një fshesë në dorë për çdo thërrime që bie në tokë.

Çani një shegë

Tradita greke thotë se shega është një simbol i bollëkut, pjellorisë, fatit dhe prosperitetit. Pra, nëse këto janë tema që dëshironi të dominoni në vitin tuaj të ri, çani një shegë në hyrje të shtëpisë tuaj.

Zgjidhni një mysafir të parë special

Duke folur për hyrjen, personi i parë që kalon nga dera juaj në ditën e Vitit të Ri është shumë i rëndësishëm në Skoci. "Shkelësi i parë" siç thonë ata duhet të jetë dikush me atmosferë përgjithësisht të mirë. Nuk bën keq nëse vjen edhe me dhurata.

Hidhni pak sheqer jashtë

Në Porto Riko, njerëzit hedhin pak sheqer jashtë shtëpive të tyre për të sjellë fat të mirë.

Digjni një dordolec

Nëse keni ndonjë të tillë, hidheni në zjarr. Në Ekuador, dordolecët e djegur marrin me vete çdo lloj ndjesie të keqe të vitit të kaluar.

Bëni shtatë xhiro rreth shtëpisë.

Mos qaj

Nuk qahet më 1 janar! Të qarat në ditën e parë të Vitit të Ri mendohet se tregojnë se si do të jenë 12 muajt e ardhshëm.

Zgjohuni herët në ditën e Vitit të Ri

Është gjëja e fundit që dëshironi të bëni më 1 janar, por një traditë polake sugjeron që të zgjoheni herët në ditën e Vitit të Ri do të thotë që do të zgjoheni lehtësisht herët për pjesën tjetër të vitit, pa i shtyrë ato alarme!

Puth dikë në mesnatë

Ju jeni jashtëzakonisht të njohur me këtë bestytni! Thonë se nëse puth dikë kur ora shënon 00:00, dashuria jote do të zgjasë gjatë gjithë vitit.

Mbaj një valixhe bosh

Nëse një nga vendimet tuaja të Vitit të Ri është të përdorni më shpesh pasaportën tuaj, dëgjoni. Në Kolumbi, disa ecin me një valixhe të zbrazët në natën e Vitit të Ri , pasi besohet se ju siguron që do të udhëtojnë gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Hani bizele dhe zarzavate

Ngrënia e bizeleve dhe zarzavateve në ditën e parë të vitit të ri supozohet të sjellë fat dhe prosperitet.

Mos e pastroni shtëpinë tuaj

Po kërkoni një justifikim për të mos e rregulluar? Sipas traditës kineze, rregullimi në ditën e Vitit të Ri mendohet se pastron fatin e mirë që keni ruajtur për Vitin e Ri. Seriozisht, ju nuk duhet të fshini shtëpinë apo edhe të lani rrobat tuaja.

Hani 12 kokrra rrushi në mesnatë

Nëse jeni në Spanjë për Vitin e Ri këtë vit, mos u habitni kur të gjithë hanë një duzinë me rrush. Supozohet të sjellë fat për çdo muaj të ri të vitit.

Hidhni disa pjata në shtëpinë e fqinjit tuaj

Kjo është një traditë daneze. Bestytnitë ju inkurajojnë të thyeni pjatat në pragun e të gjithë miqve dhe familjes tuaj për fat të mirë. Sa më shumë pragje të keni për të ngjitur, aq më me fat do të jeni. 

Hidhni mobiljet nga dritarja

Në Itali, njerëzit i hedhin gjërat e tyre, duke përfshirë mobiljet, nga dritarja, sapo ora të shënojë mesnatën e 1 janarit, pasi mendohet se kjo ndihmon për të krijuar vend vetëm për gjëra pozitive në vitin e ri.

Sigurohuni që *mos* tu huazoni miqve tuaj para

Njerëzit mendojnë se huazimi i parave në natën e Vitit të Ri shërben si një pamje paraprake se si do të duket pjesa tjetër e vitit. Pra, nëse nuk doni të shpërndani para për miqtë tuaj gjatë gjithë vitit, prisni deri më 2 janar për t'u dhënë atyre disa para hua.

Dhe sigurohuni që portofoli juaj të jetë gjithashtu plot.

Portofoli plot në natën e Vitit të Ri, tregon se si do të jenë muajt e ardhshëm për ju.

Flit me zë të lartë

Fishekzjarret dhe zhurmuesit u bënë pjesë e festimeve të Vitit të Ri në mbarë botën, sepse populli thotë se tingujt e lartë do të largojnë shpirtrat e këqij. 

Mbushni dollapët tuaj

Tradita thotë se dollapi bosh në ditën e Vitit të Ri mund të tregojnë se do të keni vështirësi në 12 muajt e ardhshëm, veçanërisht financiarisht, kështu që shkoni te dyqani ushqimor përpara se çdo gjë të mbyllet për festën për çdo rast.

Hape derën në mesnatë

Në Filipine, disa hapin të gjitha dyert dhe dritaret në shtëpitë e tyre në mesnatë për të pastruar atmosferën e keqe dhe për të lejuar që fati të vijë brenda.

Hiqni dorë nga arragostat dhe pula

Sado të shijshme që janë, ngrënia e karavidheve dhe e pulës më 1 janar mund të ngatërrojë fatin tuaj. Ndoshta sepse pulat kanë krahë, fati juaj mund të fluturojë larg, dhe meqenëse karavidhet ecin prapa, konsumimi i tyre mund t'ju pengojë të ecni para.

Vishni të brendshme të kuqe

Nëse shpresoni që viti 2023 të jetë një vit pikant për ju, sigurohuni që të vishni të brendshme të kuqe përpara se të niseni për ndonjë festë. Në Amerikën Latine, veshja e të brendshmeve të kuqe për Vitin e Ri besohet se do të sjellë marrëdhënie pasionante për 12 muajt e ardhshëm. 

1 VITE ME PARE

2024 mbërrin në Australi! Spektakël fishekzjarresh

VITI 2024 vjen dhe në Shqipëri! Spektakël fishekzjarresh në
Viti i ri ne Sydney

AUSTRALI- Viti i ri ka mbërritur dhe në Australi, përmes një spektakli fishekzjarresh. Australia bëhet vendi i tretë që pret vitin e ri pas Zelandës së Re dhe Kiribatit. 

Sydney njihet dhe si kryeqyteti i botës për natën e ndërrimit të viteve, ndërsa hedhja e fishekzjarreve pritet me interes nga mijëra njerëz.

Turmat filluan të mblidheshin që në orët e para të mëngjesit me shpresën për të gjetur një vend të mirë për të parë ngjarjen. Të gjitha pikat e favorshme aty pranë u raportuan të jenë plot deri në orën 19:00 me orën lokale.

/Zëri

1 VITE ME PARE

Përse Sidney është kryeqyteti i botës natën e ndërrimit të viteve

VITI 2024 vjen dhe në Shqipëri! Spektakël fishekzjarresh në
Sydney

AUSTRALI- Ekipi i Jakubowskit do të ndërtojë Shtëpinë e Operës së Sidneit 36 mijë efekte të shtënash, 13 mijë predha ajrore dhe më shumë se 75 mijë efekte piroteknike që do të shpërthejnë mbi port pas mesnatës.

Pushteti lokal i Sidneit, e cila e quan qytetin si "Kryeqyteti Botëror i Vitit të Ri", ka vendosur gjithashtu 7,000 fishekzjarre në urën e portit të Sidneit.

"Është një traditë kaq e madhe," thotë John Hughes. Ai është CEO i Luna Park, një park argëtues ikonik, i vendosur nën urë.

"Të gjitha monumentet ikonike janë grumbulluar së bashku në këtë port të jashtëzakonshëm dhe është një nga vendet e para në botë që mirëpret vitin e ri."

Ndërkohë që ekstravaganca zyrtare e Vitit të Ri përqendrohet në Urën e Harbour dhe në Opera, nata e madhe e Sidneit ndihet në të gjithë qytetin, duke ndriçuar rrugët, shtëpitë dhe bizneset me atmosferën e mbrëmjes.

Është diçka për të cilën banorët e Sydney-t janë "jashtëzakonisht krenarë", thotë Hughes i Luna Park, i emocionuar për numrin e turistëve nga Australia dhe e gjithë bota që do të bashkohen në Luna Park.

Përtej ujit, Shtëpia e Operës së Sidneit mbushi 50 vjeç në vitin 2023. Kur u hap në vitin 1973, arkitekti Jorn Utzon jo vetëm që i dha Australisë një simbol për t'u shfaqur me krenari në pullat postare, por edhe për të shpërthyer fishekzjarret.

Në natën e Vitit të Ri Opera Australia do të organizojë një shfaqje të "La Traviata".

Sopranoja Samantha Clarke thotë se fakti që Sydney është identifikuar nga një institucion kulturor është i rëndësishëm.

"Për Australinë ... ne jemi një vend kaq i ri dhe të kemi një vend kaq ikonik të jetë një teatër opere, që të jetë një pikë referimi për ne, është shumë e veçantë," thotë ajo.

Kombi modern i Australisë mund të jetë i ri, por është shtëpia e kulturës më e vjetër në tokë. Australianët indigjenë kanë banuar në kontinent për më shumë se 60,000 vjet. 

1 VITE ME PARE

VITI 2024 'troket' dhe në Zelandën e Re!

VITI 2024 vjen dhe në Shqipëri! Spektakël fishekzjarresh në
Zelanda e Re

ZELANDË E RE- Zelanda e Re sapo ka përshëndetur vitin 2024 me shfaqjen e tij vjetore të fishekzjarreve të gjalla në Kullën ikonike Sky Tower të qytetit. Vendi i parë që priti vitin 2024 ishte Kiribati. Tashmë pritet që Viti i Ri të mbërrijë dhe në vendet e tjera si Australia, Japonia, Koreja e Jugut, India dhe Sri Lanka.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Republika e Kiribatit, vendi i parë që mirëpret vitin 2024!

VITI 2024 vjen dhe në Shqipëri! Spektakël fishekzjarresh në
Kiribati

TIRANË- Republika e Kiribatit, një vend ishull në nënrajonin e Mikronezisë të Oqeanisë në Oqeanin Paqësor qendror ka hyrë zyrtarisht në vitin 2024. Popullsia e këtij vendi është mbi 119,000 njerëz që nga regjistrimi i vitit 2020, me më shumë se gjysma që jetojnë në Tarawa. 

Kiribati do të pasohet nga Zelanda e Re. Vendet që do të mirëpresin vitin 2024, sipas renditjes kohore janë Australia, Japonia, Koreja e Jugut, India dhe Sri Lanka. I fundit që braktis vitin 2023 është Baker Island në Oqeanin Paqësor qendror.

1 VITE ME PARE

Janë fatsjellëse! Ushqimet që nuk duhet t'i mungojnë tryezës suaj sot

VITI 2024 vjen dhe në Shqipëri! Spektakël fishekzjarresh në
ushqimet fatsjellese

TIRANË- Festa e fundvitit sjell me vete atmosferën familjare, por edhe ushqime të shumta që përgatisin amvisat, mes tyre dhe nga ato që thuhet se sjellin fat.

Kultura të ndryshme në botë tregojnë se ka disa ushqime që konsiderohen “fatsjellëse” që nuk duhet të mungojnë në tryezën e Vitit të Ri.

Ne të gjithë e dimë se Gjeli i detit, sallata ruse dhe bakllavaja nuk mungojnë në tryezën e çdo familjeje shqiptare, por një traditë në Francë specifikon se në tryezë nuk duhet të mungojnë frutat e thata. Më konkretisht duhet të konsumohen rreth 13 fruta të thata pasi janë simbol i fatit të mirë, të paktën në këtë vend.

Thjerrëzat simbolizojnë paratë. Dhe përdoret kryesisht në traditën italiane daton që nga koha e romakëve.

Spanjollët konsumojnë 12 kokrra rrushi në mesnatë. Kjo traditë daton që nga viti 1880 dhe legjenda thotë që nëse ke arritur të hash 12 kokrra (1 për çdo muaj) para se ora të shkojë 12:01, fati i mbarë është me ty.

Shega konsiderohet si një fryt fatsjellës në nisjen e vitit të ri në kulturën greke. Sipas tyre, sa më shumë kokrra të dalin nga përplasja e shegës në derën kryesore të shtëpisë, aq më i mbarë dhe fatsjellës do të jetë viti që vjen.

Në shumë kultura, speci djegës përdoret si urim për pjellorinë, jo vetëm në familje, por edhe në agrikulturë.

Gjethet e spinaqit apo lakrave simbolizojnë paratë. Ngjyra e shpresës i përfshin ato në listën e ushqimeve që duhen futur në pazarin e festive të fundvitit.

 

Poll

MOS HUMB